tenderi 750 milione leke per pajisjet e kardiokirurgjise skualifikohet oferta me e ulet fitues shpallet klodian allajbeu me 120 milione leke me shume 692e27c354bcd

Tenderi 750 milionë lekë për pajisjet e kardiokirurgjisë, skualifikohet oferta më e ulët. Fitues shpallet Klodian Allajbeu me 120 milionë lekë më shumë

December 2, 2025
1 minut lexim

Evita Sh.p.k, në pronësi të biznesmenit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeut, merr të tjera para publike nga buxheti i shtetit për shëndetësinë.

Në tenderin e shpallur nga Operator i Blerjeve të Përqendruara për pajisje për shërbimin e kardiokirurgjisë, në vlerën e gati 750 milion lekëve, është shpallur fitues operatori ekonomik Evita Sh.p.k i Allajbeut, duke skualifikuar operatorin tjetër pjesëmarrës në garë, Montal Sh.p.k, e cila paraqiti ofertën më të ulët.

Bëhet fjalë për një tender që do të furnizojë shërbimin e kardiokirurgjisë me age apo pajisje të tjera gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale kardiake.

Vlera që ofroi kompania e Klodian Allajbeut në këtë tender është afro 120 milion lekë më shumë se sa ofroi kompania tjetër në garë, ku normalisht në tendera fiton ai që paraqet ofertën më të ulët. Totali i asaj që ofron Evita Sh.p.k është afro 660 milion lekë, ndërsa konkurrenti tjetër u ofrua me afro 540 milion lekë, me një diferencë jo të vogël, por që u skualifikua.

Në dokumentet e publikuara nga Operator i Blerjeve të Përqendruara thuhet se rivali i Klodian Allajbeut në këtë garë skualifikohet pasi nuk plotëson specifikimet teknike, duke shpallur fitues Evita Sh.p.k të Klodian Allajbeut. Deri më 23 dhjetor është një periudhë ku kompania e skualifikuar mund të ankimojë fituesin e këtij tenderi, që ka fituar edhe tendera dhe koncesione të tjera nga buxheti i shëndetësisë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rutte vlereson kontributin ushtarak te zvicres ne kosove 692e27203b35e
Lajmi i mëparshëm

Rutte vlerëson kontributin ushtarak të Zvicrës në Kosovë

keto jane vendet e be se ku shkalla e varferise eshte rritur 692e28338fd3e
Lajmi i radhës

Këto janë vendet e BE-së ku shkalla e varfërisë është rritur

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë