ten hag teston skemen e re te leverkuseni 688648264196a

Ten Hag teston skemën e re te Leverkuseni

July 27, 2025
1 minut lexim

Cilën skemë do të zbatojë trajneri i ri i Bajer Leverkusenit, Erik ten Hag?

Gjatë ditëve të fundit në Brazil, ai ka punuar shumë me mbrojtjen me tre lojtarë. Por a do t’i qëndrojë asaj?

Gjatë stërvitjes ajo është parë shpesh në veprim, në miqësoren kundër Flamengos U20, Ten Hag e nisi me këtë skemë, edhe në testin e brendshëm në mbyllje të kampit stërvitor ajo u pa në pjesë të ndryshme të ndeshjes.

Mbrojtja me tre është parë shpesh në Brazil ditët e fundi, si 3-4-2-1 apo 3-4-1-2.

Pra, mbrojtja me tre nuk është hedhur poshtë pas largimit të Xabi Alonsos dhe emërimit të Erik ten Hag.

Edhe pse holandezi njihet si dashamirës i formacioneve 4-2-3-1 ose 4-3-3, dhe e ka praktikuar edhe katërshen mbrojtëse në Rio de Zhaneiro, në shumicën e seancave publike të zhvilluara në Brazil, skuadra ka qëndruar me tre mbrojtës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gara per kreun e bkh se kandidatet zhvillojne testin e poligrafit neser intervista ne panel 688647ea61b77
Lajmi i mëparshëm

Gara për kreun e BKH-së/ Kandidatët zhvillojnë testin e poligrafit, nesër intervista në panel

moti ne kosove temperaturat deri ne 31 grade do te kete shkarkime rrufesh 6886482956f01
Lajmi i radhës

​Moti në Kosovë: Temperaturat deri në 31 gradë – do të ketë shkarkime rrufesh

Të fundit nga

ShkoLartë