temperaturat e uleta jasharaj propozon qe te shtyhet procesi mesimor edhe per disa dite 6963e13e2252b

Temperaturat e ulëta, Jasharaj propozon që të shtyhet procesi mësimor edhe për disa ditë

January 11, 2026
1 minut lexim

Reshjet e mëdha të shiut dhe vërshimet bëri që të shtyhet gjysmëvjetori i dytë i mësimit në shkollat e Kosovës.

E nesër, pritet që të rinis procesi mësimor, përpos në Fushë Kosovë dhe Malishevë.

Lidhur me gjendjen foli kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj tha që më mirë është që mësimi të shtyhet edhe për disa ditë, për shkak të temperaturave tejet të ulëta, dhe problemeve me ngrohjen në disa shkolla.

“Edhe unë besoj që drejtoritë arsimore bashkë edhe me drejtorët e shkollave do ta analizojnë mirë situatën dhe mësimi do të fillojë atëherë kur duhet. Ka informacione se temperaturat do të shkojnë në – shumë gradë dhe një pjesë e shkollave mund të ketë probleme shtesë me ngrohjen”, deklaroi Jasharaj

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

video trafik i renduar nga dajti ne tirane qindra automjete mbesin te bllokuara ne rruge 6963e0e81cc8c
Lajmi i mëparshëm

Video/ Trafik i rënduar nga Dajti në Tiranë, qindra automjete mbesin të bllokuara në rrugë

protestat kunder regjimit ne iran shkon ne 162 numri i te vdekurve mbi 3200 qytetare te arrestuar 6963e306438cb
Lajmi i radhës

Protestat kundër regjimit në Iran, shkon në 162 numri i të vdekurve, mbi 3200 qytetarë të arrestuar

Të fundit nga

ShkoLartë