temperaturat e tetorit rrisin konsumin e rrymes per gati 20 690204d4eaa9b

Temperaturat e tetorit rrisin konsumin e rrymës për gati 20 %

October 29, 2025
1 minut lexim

Konsumi i energjisë elektrike në vend ka shënuar rritje të ndjeshme në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Siç bën të ditur në një njoftim, KEDS-i, vetëm nga 1 deri më 27 tetor, në Kosovë janë konsumuar rreth 429 milionë kWh energji elektrike, krahasuar me 362 milionë kWh të regjistruara gjatë të njëjtës periudhë një vit më parë. Kjo nënkupton një rritje prej rreth 18.5 për qind të kërkesës për energji.

“Ky trend gjithnjë e më i theksuar i përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje, sidomos pas ftohjes së temperaturave, po çon drejt mbingarkesave në rrjetin shpërndarës”.

KEDS thekson se përdorimi intensiv i pajisjeve elektrike të ngrohjes, inverterëve dhe kaldajave elektrike po e shton rrezikun e ndërprerjeve të paevitueshme.

“Përkundër investimeve të vazhdueshme në përforcimin e rrjetit, rritja e menjëhershme e konsumit brenda një periudhe kaq të shkurtër krijon sfida për funksionimin stabil të sistemit elektrodistributiv”.

Kjo kompani apelon që konsumatorët të përdorin energjinë elektrike në mënyrë të kujdesshme dhe të evitojnë ngarkesat e panevojshme të pajisjeve elektrike, sidomos gjatë orëve të pikut. Çdo konsum racional kontribuon në sigurinë e furnizimit dhe uljen e mundësisë së mbingarkesave në rrjet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jeni ne hetim per krime kibernetike policia reagon per email et e rreme 690202b587061
Lajmi i mëparshëm

“Jeni në hetim për krime kibernetike”, Policia reagon për email-et e rreme

dua lipa shpallet artistja me e pasur nen 30 vjec ne britani kryeson listen me 129 milion funte 690205f1b45e2
Lajmi i radhës

Dua Lipa shpallet artistja më e pasur nën 30 vjeç në Britani – Kryeson listën me 129 milion funte

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë