temperaturat e larta shoqerohen me reshje si pritet moti sot ne vend 6a4de54f8de3f

Temperaturat e larta shoqërohen me reshje, si pritet moti sot në vend

July 8, 2026
1 minut lexim

Kjo e mërkurë do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vend.

Sipas parashikimeve, përgjatë vijës bregdetare moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa në pjesën tjetër të territorit pritet zhvillim i vranësirave gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Në orët e pasdites parashikohen reshje lokale shiu me intensitet të ulët përgjatë zonave malore. Ndërkohë, në rajonin e Alpeve priten shtrëngata afatshkurtra shiu.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi drejt jugperëndimit me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në disa momente, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 10 m/s.

Sa i përket detit, valëzimi në Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kqz ja sot certifikon rezultatet e zgjedhjeve te 7 qershorit 6a4de4d3d267b
Lajmi i mëparshëm

​KQZ-ja sot certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit

shba te dhe irani bejne greve tregtare pas perplasjes se tankereve ne ngushticen e hormuzit 6a4de5b122371
Lajmi i radhës

​SHBA-të dhe Irani bëjnë grevë tregtare pas përplasjes së tankerëve në Ngushticën e Hormuzit

Të fundit nga

ShkoLartë