kqz ja sot certifikon rezultatet e zgjedhjeve te 7 qershorit 6a4de4d3d267b

​KQZ-ja sot certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit

July 8, 2026
1 minut lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Mbledhja e KQZ-së është thirrur të mbahet prej orës 11:00. Kështu bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se mbledhja është thirrur për të mërkurën pas vendosjes së Gjykatës Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion.

“Ju njoftoj se të mërkurën (8 korrik 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor. Mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion”, tha Elezi.

Gjykata Supreme këtë të marte i ka hedhur poshtë pesë ankesat që ishte duke i trajtuar në lidhje me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Nga rezultatet përfunimdtare që i pati shpallur KQZ-ja, VV ka marrë 47.13%, PDK 19.44%, LDK 16.69% dhe AAK 6.74%

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba ja nis sulmet kunder iranit pas incidenteve ne ngushticen e hormuzit 6a4d915100121
Lajmi i mëparshëm

SHBA-ja nis sulmet kundër Iranit pas incidenteve në Ngushticën e Hormuzit

temperaturat e larta shoqerohen me reshje si pritet moti sot ne vend 6a4de54f8de3f
Lajmi i radhës

Temperaturat e larta shoqërohen me reshje, si pritet moti sot në vend

Të fundit nga

ShkoLartë