temperaturat e larta 55 persona humbin jeten ne france 6a3e62a5af335

Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë

June 26, 2026
1 minut lexim

55 persona humbën jetën në Francë nga nxehtësia rekord, tha ministrja e Sportit, Marina Ferrari për transmetuesin Franceinfo. Qeveria ka frikë se ky numër mund të rritet në ditët në vijim, pasi 61 departamente franceze janë nën alarm të kuq të nxehtësisë dhe 25 të tjera nën alarm portokalli të premten, sipas transmetuesit.



Autoritetet presin që 11 departamente të ulen nga alarmi i kuq në portokalli të premten në mbrëmje ndërsa 13 të tjerë do të hiqen nga lista e alarmit të kuq të shtunën në mëngjes.

Sipas “Meteo-France”, temperaturat pritet të lëvizin midis 36 dhe 41 gradë Celsius në pjesë të ndryshme të vendit të premten.

Ministrja e Shëndetësisë, Stephanie Rist paralajmëroi të enjten se spitalet mund të përballen me një fund të vështirë të javës pasi vizitat e departamentit të urgjencës dhe thirrjet në shërbimet e urgjencës u rritën për shkak të valës së të nxehtit, sipas BFMTV.

Prefekti i Policisë së Parisit, Patrice Faure tha se spitalet në Paris dhe rajonin përreth ishin tashmë të mbingarkuar.

Kryeministri Sebastien Lecornu njoftoi të enjten aktivizimin e planit të urgjencës shëndetësore të nivelit të tretë ORSAN, për të cilin ai tha se përfaqëson “nivelin më të lartë të mobilizimit të kujdesit shëndetësor”.

Autoritetet e Parisit njoftuan ndalimin e konsumit të alkoolit në publik nga mesdita e së premtes si pjesë e masave për të menaxhuar efektet e valës së të nxehtit.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ndalohet nje person nga kocani drejtonte makinen pa leje dhe posedonte sa si te madhe mallrave dhe markave tregtare 6a3e55ba77817
Lajmi i mëparshëm

Ndalohet një person nga Koçani, drejtonte makinën pa leje dhe posedonte sa si të madhe mallrave dhe markave tregtare

arlind qori reagimi i ahmetit per protestat mund te jete besnikerie grupazhi ndaj edi rames 6a3e6cd622915
Lajmi i radhës

Arlind Qori: Reagimi i Ahmetit për protestat, mund të jetë “besnikërie grupazhi ndaj Edi Ramës”

Të fundit nga

ShkoLartë