arlind qori reagimi i ahmetit per protestat mund te jete besnikerie grupazhi ndaj edi rames 6a3e6cd622915

Arlind Qori: Reagimi i Ahmetit për protestat, mund të jetë “besnikërie grupazhi ndaj Edi Ramës”

June 26, 2026
1 minut lexim
00200.00 00 59 23.Still001

Në një intervistë ekskluzive për “Lajm.TV” dhe gazetën “Lajm”, kreu i Lëvizjës Bashkë dhe njëri pjesmarrësit e rregulltë të protestive në Tiranë z.Arlind Qori, shpreh keqardhej për deklaratën e Ali Ahmetit, sepse si pjesmarrës dhe dëshmitar i protestave të përditshme në Tiranë, sipas tij, “kjo është protesta me e bukur, më demokratike dhe më paqësore”.

Arlind Qori: Suksesi i këtyre protestive do ta modernizojë e fuqizojë shtetin shqiptar. Në qoftë se Republika e Shqipërisë modernizohet, demokratizohet dhe fuqizohet, është lajm i mirë për të gjithë shqiptarërt kudo që jetojnë. Për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Luginës së Preshevës, e të trojeve tjera etnike ku jetojnë, pra dhe të shqiptarëve të diasporës. Ndaj, mendojë se cdo shqiptarë që ia don të mire, jo vetëm Shqipërisë por edhe kombit shqiptar, do të duhej të entuziazmohej për këtë protest, e do të duhej ta përpkarhte këtë protrestë. Mund ta justifitokë heshtjen, për njëlloj korrektese diplomatike, por kurrsesi nuk mund ta justifikoj sulmin ndaj protestës…

Gazetari: …duke i parë personalitetet dhe subjektet politike në hapësirat shqiptare, që po e kundërshtojnë ose sulmojnë (akuzojnë) protestën e protestuesit, krijohet përshtypja sikur janë pikërisht ata njerëz të cilët e mbështetën para do kohe “Open Ballkanin”. Cili është qëllimi i këtij reagimi?

Arlind Qori: Unë nuk e di çfarë qëllimi ka zoti Ahmeti… Ajo që di është se interpretimi i tij, gjykimi i tij është tërësisht i gabuar, i bazuar në teori konspirative dhe riprodhon teza propagandistike të Edi Ramës. Mund të jetë i keqinformuar… Mund të jetë një lloj besnikërie grupazhi me Ramën. Nëdrkohëqë, nuk ka të bëjë fare-fare as me të mirën e Shqipërisë, as me të mirën e shqiptarëve kudo që ndodhen. Kështuqë unë do t’i inkurajoja të gjithqë përfaqësuesit politikë dhe shoqëror të shqiptarëve, t’i bashkohen kësaj proteste.
(Pjesë nga intervista për “Lajm TV” dhe Gazeta Lajm)

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

temperaturat e larta 55 persona humbin jeten ne france 6a3e62a5af335
Lajmi i mëparshëm

Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë

lufta ne ukraine rusia godet kievin me raketa balistike 6a3e7ecaccfe0
Lajmi i radhës

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

Të fundit nga

ShkoLartë