temperatura te larta gjate diteve ne vijim te respektohen rekomandimet e pergjithshme per mbrojtjen e shendetit 6894bee0a1484

Temperatura të larta gjatë ditëve në vijim, të respektohen rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen e shëndetit

August 7, 2025
1 minut lexim

Shkup, 7 gusht – Prej nesër deri më 13 gusht, sipas parashikimit të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ditore, të cilat  në disa rajone mund të arrijnë deri në 39 gradë Celsius, për këtë Ministria e Shëndetësisë sot bën apel për respektimin e  rekomandimeve të përgjithshme për mbrojtjen e popullatës nga temperaturat e larta.

Qytetarët të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, ambiente të freskëta, veçanërisht në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00, rekomandon Ministria, si dhe konsumimin e mjaftueshëm të lëngjeve, duke shmangur pijet alkoolike dhe ato të ëmbla. 

Në vazhdim vijojnë rekomandimet e tjera nga Ministria për mbrojtje nga temperaturat e larta:  

– Vishni rroba të lehta dhe me ngjyrë të çelët, dhe përdorni mbrojtje për kokën dhe sytë. 

– Shmangni aktivitetet fizike gjatë orëve më të nxehta të ditës. 

– Kushtoni vëmendje fëmijëve, të moshuarve, personave me sëmundje kronike dhe grave shtatzëna – këto grupe janë veçanërisht të ndjeshme ndaj temperaturave të larta. 

–  Në rast të simptomave si marramendje, dhimbje koke, të përziera ose rrahje të shpejta të zemrës – kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. 

– Shtyni aktivitetet në ambient të hapur gjatë pjesës më të nxehtë të ditës. 

– Siguroni kushte mikroklimatike (ambient të freskët me temperaturë deri në 25°C) si në vendin e punës ashtu edhe në shtëpi. 

Ministria, siç theksohet në komunikatë,  po e ndjek me kujdes situatën në baza ditore dhe do të veprojë sipas vlerësimeve dhe nevojave. 

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen panel diskutimi per drejtesi dhe dije medreseja isa beu sot nje histori suksesi 6894b9be771ec
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Panel diskutimi për drejtësi dhe dije, Medreseja “Isa Beu” sot një histori suksesi!

risi ne transportin publik tashme mund te gjurmoni autobuset ne tirane ne kohe reale 6894c840a11aa
Lajmi i radhës

Risi në transportin publik, tashmë mund të gjurmoni autobusët në Tiranë në kohë reale

Të fundit nga

ShkoLartë