vlen panel diskutimi per drejtesi dhe dije medreseja isa beu sot nje histori suksesi 6894b9be771ec

VLEN: Panel diskutimi për drejtësi dhe dije, Medreseja “Isa Beu” sot një histori suksesi!

August 7, 2025
min lexim

Sot, në ambientet e Medresesë “Isa Beu” në Shkup, u zhvillua një panel diskutimi solemn dhe emocionalisht i fuqishëm, i cili përjetësisht do të mbetet në kujtesën e arsimdashësve dhe të gjithë atyre që besojnë në drejtësinë institucionale dhe barazinë fetare e kombëtare në vend.
Ky panel u mbajt në nder të miratimit historik nga Qeveria dhe Parlamentit të Ligjit për Medresenë, i cili pas 35 vitesh padrejtësi, më në fund i njeh Medresesë “Isa Beu” statusin e saj të merituar në sistemin shtetëror arsimor. Ky vendim rikthen dinjitetin e mohuar për dekada nxënësve dhe mësimdhënësve të këtij institucioni të ndritur.
“Ky është një akt i vonuar drejtësie që e meritonte Medreseja ‘Isa Beu’ dhe nxënësit e saj. Ne e bëmë këtë jo për lavdi politike, por për të vendosur drejtësinë në vend dhe për t’i dhënë respektin që i takon arsimit islam në këtë vend”, deklaroi zëvendëskryeministri i parë dhe njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti, duke shtuar se kjo është një ditë e madhe për çdo njeri që beson në barazi dhe dinjitet.
Në fjalimin e tij, njëri nga liderët e VLEN dhe njëri nga nismëtarët e këtij procesi, Zeqirja Ibrahimi: “Me këtë ligj, ne mbrojmë një histori të lavdishme, të mbushur me sakrifica, si ajo e heroit të dijes dhe arsimit, Azem Morana. Kjo është një fitore për gjithë komunitetin, për gjithë ne që e kemi pasur të shenjtë misionin e dijes”, tha ai.
Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë edhe figura të larta të Bashkësisë Fetare Islame, mes tyre edhe Reis ul-Ulema Haxhi Shaqir efendi Fetahu, i cili e quajti këtë vendim një “moment historik për Medresenë Isa Beu, që për dekada të tëra ka mbajtur të gjallë traditën e dijes dhe fesë në trojet tona”.
VLEN me krenari qëndron pas kësaj arritjeje dhe rikonfirmon përkushtimin e saj për të ndrequr çdo padrejtësi që i është bërë arsimit shqip, identitetit dhe besimit tonë.
Tani, Medreseja “Isa Beu” nuk është më një institucion i përjashtuar. Ajo është pjesë e sistemit shtetëror, e barabartë, me dinjitetin që e meriton. Dhe kjo është fitorja e vërtetë e drejtësisë.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aliu per pacientet e onkologjise hyrja ne parkingun e ri te klinikes do te jete falas 6894b9baad0e8
Lajmi i mëparshëm

Aliu: Për pacientët e Onkologjisë hyrja në parkingun e ri të Klinikës do të jetë falas

temperatura te larta gjate diteve ne vijim te respektohen rekomandimet e pergjithshme per mbrojtjen e shendetit 6894bee0a1484
Lajmi i radhës

Temperatura të larta gjatë ditëve në vijim, të respektohen rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen e shëndetit

Të fundit nga

LSDM kërkon raportin për ujin në Gostivar

LSDM akuzon pushtetin se, më shumë se pesë javë pas krizës shëndetësore në Gostivar, ende nuk ka asnjë përgjegjës për rastin e ujit të ndotur dhe rreth 5 mijë qytetarëve të hospitalizuar.
ShkoLartë