temperatura deri ne 18 grade por kujdes te enjten pritet ere e fuqishme 6afc5fffb9a72

Temperatura deri në 18 gradë, por kujdes të enjten – pritet erë e fuqishme

November 17, 2026
1 minut lexim

Moti në Kosovë do të vazhdojë të jetë relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit, por ditët në vijim pritet të sjellin ndryshime meteorologjike, me rënie të presionit atmosferik, reshje të lehta dhe erë të fortë, sidomos të enjten.

Sipas përditësimit të fundit të parashikimit meteorologjik, e mërkura, 18 nëntor, do të karakterizohet me mot të butë dhe temperatura që do të lëvizin nga 9 gradë Celsius në mëngjes deri në 16 gradë gjatë ditës. Vranësirat do të shtohen gradualisht, ndërsa nuk përjashtohen reshje shumë të lehta.

Ndryshimi më i madh i motit pritet të enjten, më 19 nëntor. Temperaturat do të jenë relativisht të larta për mesin e nëntorit, duke arritur deri në 15-18 gradë Celsius.

Megjithatë, elementi kryesor i kësaj dite do të jetë era e fortë nga jugu dhe jugperëndimi, me shpejtësi të vlerësuar prej 30 deri në 45 kilometra në orë, ndërsa mund të ketë edhe rrebeshe më të fuqishme. Era pritet të jetë më e theksuar nga mesdita deri në mbrëmje. Gjatë ditës parashihen edhe reshje të lehta me ndërprerje.

Qytetarët këshillohen të kenë kujdes të shtuar, të sigurojnë objektet e lehta në ambientet e jashtme, tabelat reklamuese dhe skelat e ndërtimit. Kujdes i veçantë u rekomandohet edhe ngasësve të automjeteve, sidomos në rrugët e hapura.

Të premten, më 20 nëntor, pas kalimit të frontit atmosferik, moti pritet të jetë më i kthjellët dhe më i thatë. Temperaturat do të lëvizin nga 8-9 gradë në mëngjes deri në rreth 17 gradë Celsius gjatë ditës. Era do të fryjë fillimisht nga veriu dhe veriperëndimi, por gradualisht do të dobësohet.

Ftohja më e theksuar pritet pas fundjavës. Nga e shtuna, temperaturat maksimale parashihet të zbresin në 9-11 gradë Celsius, ndërsa moti do të mbetet kryesisht i thatë, me mundësi për reshje të lehta në fund të ditës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

komisioni i venecias vjen ne shkup provimi i jurisprudences ne shqip drejt zgjidhjes 6afc5fb1290df
Lajmi i mëparshëm

Komisioni i Venecias vjen në Shkup, provimi i jurisprudencës në shqip drejt zgjidhjes

pas dielles vjen gjoni kryeministri rama zbulon rolin qe do te kete avatari i ri ne prokurimet publike 6afc6067b9513
Lajmi i radhës

“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike

Të fundit nga

ShkoLartë