pas dielles vjen gjoni kryeministri rama zbulon rolin qe do te kete avatari i ri ne prokurimet publike 6afc6067b9513

“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike

November 17, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ishte sot në prezantimin e modelit të ri Prokurimeve të Përqendruara, tashmë një model i fokusuar te rezultati, më shumë siguri e transparencë, më pak barrë ekonomike dhe eliminim të burokracive për institucionet dhe sipërmarrjen.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se pas Diellës, së shpejti do të ketë dhe një Gjon, i cili do të merret me një sërë procesesh prokurimesh.

“Kam besim që kur Diella bashkë me Gjonin, i cili do të shfaqet së shpejti në këtë fushë, që do të merret me një sërë procesesh prokurimesh. Kur Diella dhe Gjoni do të jenë shumë më tepër në zotërim të procesit, besoj dhe dua të shpresoj që do të fitojë bindja se ka fitues me të drejtë dhe ka humbës me meritë. Humbësit do ti kontrollojnë një më një fletat e procesit. Sepse procesi do të jetë i kontrollueshëm manualisht.

Madje New York Times hapi debat për Diellën. Nuk do të ketë një proces të mbyllur në ekranin e Diellës, po një proces ku çdokush që do të ketë pretendime mund do ta ndjekin manualisht. Vendimmarrja do të jetë përsëri e njeriut”, tha kreu i qeverisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

temperatura deri ne 18 grade por kujdes te enjten pritet ere e fuqishme 6afc5fffb9a72
Lajmi i mëparshëm

Temperatura deri në 18 gradë, por kujdes të enjten – pritet erë e fuqishme

trump takohet me lideret e japonise australise dhe indise ne samitin e quad it 6afc6097a29a2
Lajmi i radhës

Trump takohet me liderët e Japonisë, Australisë dhe Indisë në samitin e QUAD-it

Të fundit nga

ShkoLartë