teleskopi webb zbulon nje hene te re rreth uranit 68a4efceef536

Teleskopi “Webb” zbulon një hënë të re rreth Uranit

August 19, 2025
1 minut lexim

Teleskopi Hapësinor “James Webb” ka zbuluar një hënë shumë të vogël që rrotullohet rreth Uranit, sipas “AP”- së. NASA njoftoi se objekti i ri qiellor është vetëm rreth 10 kilometra i gjerë dhe u pa me kamerën infra të teleskopit.

Shkencëtarët besojnë se kjo hënë ka mbetur e fshehur për kaq gjatë për shkak të madhësisë së vogël dhe dritës së zbehtë, madje as sonda “Voyager 2”, gjatë fluturimit të saj pranë Uranit rreth 40 vite më parë, nuk arriti ta dallonte.

Deri tani Uranit i njiheshin “28 hëna”, shumica të vogla dhe pranë planetit. Me këtë zbulim, numri i tyre shkon në 29. Hëna e re ende nuk ka marrë emër, por si traditë, hënat e Uranit pagëzohen me personazhe nga Shekspiri dhe Aleksandër Popi.

Sipas ekspertëve, ky zbulim sugjeron se rreth Uranit mund të fshihen edhe shumë hëna të tjera të vogla. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aktgjykimi i kushtetueses analistet kerkohet kompromis politik 68a4ef005b176
Lajmi i mëparshëm

Aktgjykimi i Kushtetueses, analistët: Kërkohet kompromis politik

udheheqesit ushtarake te nato s do te mblidhen te merkuren per te biseduar per ukrainen 68a4f01351270
Lajmi i radhës

Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s do të mblidhen të mërkurën për të biseduar për Ukrainën

Të fundit nga

ShkoLartë