Telegram lançon një portofol kriptomonedhash

Telegram, aplikacioni popullor i komunikimit me 800 milionë përdorues aktivë në muaj, ka lançuar një portofol kriptomonedhash.

Lëvizja do të forcojë më tutje prezencën e platformës në komunitetin kripto dhe potencialisht mund të shtyjë masat drejt kësaj industrie.

Telegram dhe TON Foundation prezantuan portofolin quajtur TON Space ditën e Mërkure në konferencën Token2049 me më shumë se 10 mijë pjesëmarrës.

Marrëdhënia e Telegram me blockchain ka nisur e komplikuar. Në 2020-ën aplikacioni braktisi Telegram Open Network (TON) pasi Komisioni Amerikan i Bursave dhe Letrave me Vlerë paditi kompaninë për një ICO të paligjshme.

Një grup zhvilluesish open-source dhe entuziastë të blockchain më pas themeluan The Open Network Foundation që sot mbështet zhvillimin e blockchainit The Open Network dhe që mundëson disa aplikacione në Telegram përfshirë portofolin.

Duke filluar nga Nëntori, TON Space do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në mbarë botën pa pasur nevojë për regjistrim. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Ter Stegen ka disa fjalë

Story i radhës

Si funksionon procesi i impiçmentit në SHBA, i cili erdh në rend dite edhe një herë me Bidenin?

Të fundit nga