tedi blushi rama qe dikur shkarkoi nje zv ministre per nje arke me peshk sot refuzon te shkarkoje zv kryeministren te kapur me presh ne dore 692c2c7821c54

Tedi Blushi: Rama që dikur shkarkoi një zv.ministre për një arkë me peshk, sot refuzon të shkarkojë zv.kryeministren të kapur me “presh në dorë”

November 30, 2025
min lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë një reagim në rrjetin e tij social Facebook, përmes të cilit komenton qendrimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, ndaj të cilës GJKKO ka vendosur masat; pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës.

Duke iu referuar deklaratave që Rama bëri sot në podkastin e tij,  Blushi kujton kohën kur kryeministri shkarkoi zv.ministren e Brendshme Rovena Voda dhe zëvendësministrin e Brendshëm Andi Mahila, ndërkohë që sot sipas tij refuzon të shkarkojë një Zv/kryeministre të kapur me “presh në dorë” për vjedhjen e qindra miliona euro.

“I njëjti Edi Rama që shkarkoi një Zv/ministre vetëm pse pranoi dhuratë një arkë me peshk apo një tjetër pse piu një cigare në një ambient publik, sot refuzon të shkarkojë një Zv/kryeministre të kapur me “presh në dorë” për vjedhjen e qindra miliona euro”, shkruan Tedi Blushi në Facebook.

Sipas Blushit, sot Rama nuk po mbron Kushtetutën, por po kërkon të mbrojë bashkëvjedhjet dhe hajdutëritë e veta me duart e Belindës.

“Sot, Edi Rama nuk po mbron Kushtetutën. Kërkon të mbrojë bashkëvjedhjet dhe hajdutëritë e veta me duart e Belindës, e cila mesa duket është gati t’i zbulojë të gjitha, nëse Kryeministri do të guxojë ta braktisë. Kaq është e vërteta”, përfundon Blushi.

Deklarata e Ramës për pezullimin e Ballukut

Në podkastin e tij, Rama citoi sot  Komisionin e Venecias dhe Gjykatën e Strasburgut, që sipas tij një gjykatë nuk mund të pezullojë një ministër.

Rama u shpreh se në këto raste një ministër mund të shkarkohet nga kryeministri, ose nëse vendimi është i formës së prerë.

Sipas Ramës një vendim i tillë nga nje gjykate i hap rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional dhe manipulimit të ekzekutivit përmes proceseve penale.

“Prandaj ministri ose rri në detyrë, ose largohet nga detyra me dorëheqje, nga Kryeministri, apo in extremis me dënim të formës së prerë sipas ligjit. Tjetër nuk ka. Prokuroritë e Gjykatat nuk hyjnë fare në këtë mes dhe nuk e bëjnë kurrësesi këtë. Asnjëherë. Askund në Europë”, tha Rama.

Duke iu referuar Komisionit të Venecias dhe Gjykatës Evropiane të Strasburgut, Rama tha se këto institucione e quajnë cënim të balancës së pushteteve shkarkimin e një ministri.

“E nëse Shqipëria do të hynte në analet e historisë së drejtësisë europiane me një shpikje të tillë, kjo do të ishte, largqoftë, një shfaqje ulëritëse papjekurie demokratike dhe institucionale. Uroj që Gjykata Kushtetuese t’ia kursejë këtë shfaqje Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Postimi i plotë i Blushit

𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐩𝐨 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐧 𝐚𝐬 𝐁𝐞𝐥𝐢𝐧𝐝𝐞̈𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐬 𝐊𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐭𝐞̈𝐧, 𝐩𝐨𝐫 𝐡𝐚𝐣𝐝𝐮𝐭𝐞̈𝐫𝐢𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐚

I njëjti Edi Rama që shkarkoi një Zv/ministre vetëm pse pranoi dhuratë një arkë me peshk apo një tjetër pse piu një cigare në një ambient publik, sot refuzon të shkarkojë një Zv/kryeministre të kapur me “presh në dorë” për vjedhjen e qindra miliona euro.

I njëjti Edi Rama që i “dhemb zemra” për Kushtetutën, ndërkohë që ndër vite Gjykata Kushtetuese e ka çertifikuar si shkelësin më të madh të saj, nga vendimi për Teatrin Kombëtar, te ligjet e qepura me porosi për oligarkët e deri te mandati i Olta Xhaçkës.

Është i njëjti “dashnor” i Kushtetutës që Komisioni i Venecias e ka damkosur të paktën pesë herë për shkelje të saj.

I njëjti Kryeministër që donte të shkarkonte Presidentin e Republikës pse mbronte Kushtetutën, tani kërkon të mos shkarkojë Zv/Kryeministren që e çoi kilometrin e rrugëve të florinjta, që shemben si thes kashte, 5-6 herë më shtrenjtë se në vendet e BE.

Sot, Edi Rama nuk po mbron Kushtetutën.

Kërkon të mbrojë bashkëvjedhjet dhe hajdutëritë e veta me duart e Belindës, e cila mesa duket është gati t’i zbulojë të gjitha, nëse Kryeministri do të guxojë ta braktisë.
Kaq është e vërteta!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

marredheniet seksuale gjate shtatzenise nuk e rrezikojne femijen 692c19d2e03c6
Lajmi i mëparshëm

“Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë nuk e rrezikojnë fëmijën”

llapi dukagjini formacionet 692c2cd431b04
Lajmi i radhës

Llapi – Dukagjini, formacionet

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë