te shtenat me arme zjarri ne zvicer zbulohet identiteti i 22 vjecares italiane qe humbi jeten reagon edhe meloni 6a948a14c2411

Të shtënat me armë zjarri në Zvicër/ Zbulohet identiteti i 22-vjeçares italiane që humbi jetën, reagon edhe Meloni

August 30, 2026
1 minut lexim

Është zbuluar identiteti i 22-vjeçares që humbi jetën pas të shtënave me armë zjarri në një festë rave në Aarau të Zvicrës.

Viktima është Maria Spinelli, 22 vjeçe, me origjinë nga Atri, Itali.

E reja italiane ishte mes personave që ndodheshin në një aktivitet muzikor të zhvilluar në zonën e hipodromit në Schachen, kur ndaj turmës u qëllua me armë zjarri. Përveç 22-vjeçares, pesë persona të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre edhe dy shtetas italianë.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, teksa festa po përfundonte dhe pjesëmarrësit kishin nisur të largoheshin. Dëshmitarët kanë treguar se fillimisht i morën të shtënat për fishekzjarre, ndërsa më pas situata u kthye në panik.

Sipas dëshmive të mbledhura nga autoritetet, një person i armatosur dyshohet se qëlloi drejt zonës ku ndodheshin pjesëmarrësit dhe më pas u largua në drejtim të një zone pyjore.

Policia zvicerane ka nisur një operacion të gjerë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Për momentin, motivi i sulmit mbetet i paqartë, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë edhe mundësinë e një sulmi me motive terroriste, pa dhënë ende një konkluzion zyrtar.

Lajmi për vdekjen e 22-vjeçares ka shkaktuar reagime edhe në Itali. Kryeministrja Giorgia Meloni shprehu ngushëllimet për familjen e Maria Spinelli dhe solidaritetin me personat e tjerë të prekur nga ngjarja.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme italiane, përmes Njësisë së Krizave, ambasadës në Bernë dhe konsullatës së përgjithshme në Bazel, po ndjek nga afër situatën dhe po asiston familjen e viktimës.

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka zhvilluar gjithashtu një bisedë me homologun zviceran Ignazio Cassis, i cili ka garantuar bashkëpunimin e autoriteteve zvicerane për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Hetimet vijojnë, ndërsa policia u ka bërë thirrje dëshmitarëve që kanë filmime apo fotografi nga momenti i të shtënave t’ua dorëzojnë autoriteteve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarret 20 vatra ne 24 oret e fundit 7 ende aktive situata me problematike ne diber dhe dajt 6a9489b56cb9a
Lajmi i mëparshëm

Zjarret/ 20 vatra në 24 orët e fundit, 7 ende aktive – Situata më problematike në Dibër dhe Dajt

louise redknapp ne superforme pas ndarjes pozat me bikini terheqin vemendjen 6a948add22741
Lajmi i radhës

Louise Redknapp në superformë pas ndarjes, pozat me bikini tërheqin vëmendjen

Të fundit nga

Pa marrëveshje për president

Përfundimi i një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po shihet si një nga çështjet më të rëndësishme për zhbllokimin institucional të vendit. Pas takimit të fundit mes kryetarit
ShkoLartë