Louise Redknapp i ka treguar ish-partnerit të saj të ri se çfarë po humbet, teksa pozoi me bikini të gjelbra në plazh pas ndarjes.
Ylli i grupit Eternal, 51 vjeçe, publikoi në Instagram disa pamje nga pushimet e saj, teksa pozoi me bikini të gjelbra dhe tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj, shkruan The Sun, transmeton “Bota sot”.
Louise dukej gati për plazh me bikinit, të cilat i kombinoi me një fund ngjyrë krem dhe kafe me motive monogrami, duke ekspozuar paksa pjesën e barkut.

Ajo kishte veshur një bluzë me mëngë të gjata në ngjyrë kafe çokollatë, të cilën e la të zbërthyer për të treguar bikinit dypjesëshe.
Këngëtarja e kompletoi veshjen me sandale elegante dhe një çantë të zezë me thekë.

Për ditën në plazh, ajo zgjodhi të mos përdorte grim, ndërsa vendosi një palë syze dielli mbi kokë dhe disa varëse rreth qafës.
Burimi: botasot.info


