te shtenat me arme zjarri ne elbasan dy te proceduar dhe dy ne kerkim policia jane fshire pamjet nga kamerat e sigurise 692c49a44ec96

Të shtënat me armë zjarri në Elbasan, dy të proceduar dhe dy në kërkim. Policia: Janë fshirë pamjet nga kamerat e sigurisë

November 30, 2025
1 minut lexim

Detaje të reja zbardhen nga të shtënat me armë zjarri para dy ditësh në Elbasan.

Policia njofton se dy persona janë proceduar penalisht, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se disa pamje nga kamerat e sigurisë janë fshirë, duke penguar zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 28.11.2025, ku u njoftua se dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit F. P., 66 vjeç, në lagjen “Vullnetari”, bëjnë me dije se:
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. B. (E. Ç.), 48 vjeç, D. K., 47 vjeç, E. C., 24 vjeç,
-u shpallën në kërkim shtetasit Xh. B., 40 vjeç dhe Sh. B., 50 vjeç (të afërm të shtetasit B. B.).
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se disa ditë më parë ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve E. C. dhe B. B., gjatë të cilit shtetasi E. C. ka dëmtuar xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit B. B..
Më datë 28.11.2025, janë përfshirë në konflikt shtetasit B. B., E. C., Xh. B. dhe Sh. B., ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës, në pronësi të shtetasit F. P., ku banon shtetasi E. C.. Gjithashtu, shtetasi E. C. nuk ka kallëzuar ngjarjen. Ndërsa, shtetasi D. K., dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së tij, e cila ndodhet pranë vendit të konfliktit, duke penguar zbulimin e së vërtetës.
Po punohet për kapjen e shtetasve Xh. B. dhe Sh. B.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hala spo muj me besu babai i granit plaves ende i shokuar nga krimi i djalit te tij 692c4900b12da
Lajmi i mëparshëm

“Hala s’po muj me besu”, babai i Granit Plavës ende i shokuar nga krimi i djalit të tij

fermeret lufte me policine cajne kordonet dhe pushtojne rruget cpo ndodh ne greqi 692c4a1426483
Lajmi i radhës

Fermerët ‘luftë’ me policinë/ Çajnë kordonët dhe pushtojnë rrugët; ç’po ndodh në Greqi

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë