te rinjte po largohen nga ohri pasiguria i shtyne drejt emigrimit 6a93596d27dba

Të rinjtë po largohen nga Ohri! Pasiguria i shtynë drejt emigrimit

August 30, 2026
1 minut lexim
ohrrr

Migrimi i të rinjve po bëhet shqetësues në vazhdimësi, ndërsa një fenomen i tillë po ndodh edhe në Ohër. Aktivistët mundohen të ngrenë zërin për këtë çështje, ndërsa Vahid Mehmedi thotë se arsyet janë të shumta.

“Gjatë komunikimit të përditshëm e di se kanë vendosur të shkojnë prej këtu vetëm për shkak të sigurisë, për shkak të problemit me sistemin, jofunksionimi i sistemit, gjithçka me lidhje, mospasja e meritokracisë, klientalizëm, aspekti partiak në punësim etj etj”, tha Vahid Mehmedi – aktivist i të rinjve.

Ndërkaq sipas tij nepotizmi është një arsye tjetër madhore për largimin e të rinjve nga vendi, sepse punët në vendin tonë kryhen vetëm me “miq”. Siç thotë populli “Po e pate shpinën e fortë do të tejkalosh gjithçka” – thotë Mehmedi.

“Në çdo institucion, qytetarët e thjeshtë duhet të kenë të njohur që ta kryejnë punën, për këtë duhet të gjendet mënyrë dhe sistem si të tejkalohet sepse kjo ekziston në të gjitha poret e të gjitha institucioneve, jo vetëm në një institucion, ndërsa arsyeja tjetër është ajo psikologjike që të rinjtë nuk ndjenjë siguri për të ardhmen e tyre që të ndërtojnë shtëpi këtu në qytetin tonë dhe në shtetin tonë, por edhe të ndërtojnë familje dhe të blejnë shtëpi edhe ajo është problem”, shtoi Vahid Mehmedi – aktivist i të rinjve.

Ndërkaq aktivisti Mehmedi mendon se migrimi në Ohër ndodh edhe për shkak të mospasjes së një pune të rregullt por vetëm punë sezonale gjatë verës, kjo situatë sipas tij sjellë pasiguri për të rinjtë e Ohrit dhe kërkon që të merren masa që Ohri të jetë aktiv edhe gjatë vjeshtës dhe dimrit dhe të rinjtë të mos shfrytëzohen për punë vetëm gjatë sezonës së plazhit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

myftinia e tetoves reagon per incidentin ne llace te gjitha obligimet fetare u kryen apelojme per qetesi dhe unitet 6a935820c3200
Lajmi i mëparshëm

Myftinia e Tetovës reagon për incidentin në Llacë – “Të gjitha obligimet fetare u kryen, apelojmë për qetësi dhe unitet”

Të fundit nga

ShkoLartë