myftinia e tetoves reagon per incidentin ne llace te gjitha obligimet fetare u kryen apelojme per qetesi dhe unitet 6a935820c3200

Myftinia e Tetovës reagon për incidentin në Llacë – “Të gjitha obligimet fetare u kryen, apelojmë për qetësi dhe unitet”

August 30, 2026
1 minut lexim

Pas incidentit gjatë varrimit në Llacë, ka reaguar Myftinia e Tetovës. Nga atje shprehin ngushëllime për familjen Ismaili dhe thonë se të gjitha obligimet kryesore fetare janë kryer në përputhje me praktikën islame. Sipas Myftinisë, pas faljes së namazit të xhenazes, njëri nga familjarët ka kërkuar që imami të mos vazhdojë të jetë i pranishëm në ceremoninë e varrimit.

Myftinia vlerëson angazhimin e imamit Bajram Xhezairi dhe të xhematit të Llacës, ndërsa thekson se ngjarja nuk duhet të shndërrohet në burim tensionesh apo përplasjesh.

Myftinia u bën apel banorëve të ruajnë qetësinë, unitetin dhe respektin e ndërsjellë, duke i trajtuar mosmarrëveshjet përmes dialogut.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

elijona publikon foto me vellain mbishkrimi i saj merr vemendje 6a93557e35809
Lajmi i mëparshëm

Elijona publikon foto me vëllain, mbishkrimi i saj merr vëmendje

te rinjte po largohen nga ohri pasiguria i shtyne drejt emigrimit 6a93596d27dba
Lajmi i radhës

Të rinjtë po largohen nga Ohri! Pasiguria i shtynë drejt emigrimit

Të fundit nga

ShkoLartë