te punesuarit ne higjienen komunale denoncojne parregullsite me te cilat perballet ndermarrja 68fa4a54e40c6

Të punësuarit në “Higjienën Komunale” denoncojnë parregullsitë me të cilat përballet ndërmarrja

October 23, 2025
1 minut lexim

Të punësuarit në Higjienën Komunale denoncojnë në Alsat parregullsitë me të cilat përballet ndërmarrja tashmë disa muaj si pasojë e keq menaxhimit. Njëri prej tyre rrëfen për kamerën e Alsat se përveç vonesave në rroga, ndërmarrja përballet edhe me mungesë të mjeteve për punë dhe uniformave.

“Kjo kështu nuk shkon pasi unë punoj 31 ditë dhe nuk mundët që të me ndalojnë të drejtën time, pasi unë duhet të shkoj në punë e më pas të marr pagën. A more pagë këtë muaj? Jo ende nuk e mora, thanë që do të lëshojnë por vetëm gjysmë page e me gjysmë nuk jetohet jeta”, deklaroi Ismail Jakaj – Punëtor i Higjienës Komunale Shkup.

Kështu shprehet Ismail Jakaj, i cili thotë se për 16 vite që punon në Higjienës Komunale të Shkupit, nuk është përballur kurrë me këtë gjendje të krijuar në këtë ndërmarrje. Përveç se nuk ka marrë pagën e muajit, ai shton se i ka ndodhur disa here që të dale për punë herët në mëngjes por është detyruar që të pres në rrugë me orë për të filluar punën.

”Kemi dalë që të presim automjetin për të filluar punën, nuk ka pasur automjet, kemi ndenjtë dy a tre orë rrugëve, qytetarët ankoheshin vazhdimisht se nuk grumbullohen mbeturinat, kemi pritur gjatë dhe shkonim në shtëpi sepse pa kamion nuk grumbullohen mbeturinat”, tha Ismail Jakaj – Punëtor i Higjienës Komunale Shkup.

Ismail Jaka thotë se për shkak të gjendjes së renduar në Higjienën Komunale, përveç se nuk kanë marrë pagat e këtij muaji, nuk kanë as uniforma e as mjete tjera të punës.

“Uniformat dikur i jepnin në rregull e tani nuk japin as uniforma në rregull, por detyrohemi të blejmë”, u shpreh Ismail Jakaj – Punëtor i Higjienës Komunale Shkup.

Sa i përket asaj që zbrazen vetëm kontejnerët e nuk grumbullohen deponitë e krijuara rreth tyre, sipas këtij punëtori të Higjienës Komunale, e gjithë kjo ndodhë për shkak të mungesës së mjeteve të punës dhe mos menaxhimit të mirë nga ana e ndërmarrjes. /Alsat.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

psikologet nese ju lendojne fjalet dhe veprimet e te tjereve faji eshte i juaji 68fa3913c29bd
Lajmi i mëparshëm

Psikologët: nëse ju lëndojnë fjalët dhe veprimet e të tjerëve, faji është i juaji

qeveria shqiptare aprovon strategjine kombetare per sigurine kibernetike 2025 2030 68fa4bbbebec6
Lajmi i radhës

​Qeveria shqiptare aprovon Strategjinë kombëtare për sigurinë kibernetike 2025-2030

Të fundit nga

ShkoLartë