te henen do te vazhdoje seanca per shteklin mbrojtja dhe prokuroria me qendrime te kunderta per shendetin e tij mendor 68e7f0ced5182

Të hënën do të vazhdojë seanca për Shteklin, mbrojtja dhe Prokuroria me qëndrime të kundërta për shëndetin e tij mendor

October 9, 2025
1 minut lexim

Shkup, 9 tetor – Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot përfundoi marrja në pyetje e ekspertëve nga Prokuroria në rastin “Shtekli”. Këshilli Gjyqësor paralajmëroi se do t’i shqyrtojë të gjitha dëshmitë dhe do të marrë vendim në seancën e ardhshme gjyqësore, të caktuar për më 13 tetor të vitit 2025. Nga rezultati do të varet nëse lënda do të jepet në superekspertizë ose do të vazhdojë debati kryesor.

Dëshmitë kishin të bënin me gjendjen psikike të të akuzuarit Rade Trajkovski Shtekli. Mbrojtja përmes dëshmive thoshte se ai është psikotik dhe nuk është në gjendje ta ndjekë debatin kryesor, përderisa, Prokuroria përmes dëshmive thotë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në seancën e sotme për rastin “Shtekli”, para gjykatës dëshmoi ekspertja Olivera Popovska, e punësuar në Spitalin Psikiatrik Shkup. Ajo u mor në pyetje nga ana e avokatit Sashko Dukovski, avokat i të akuzuarit Rade Shtekli, përmes pyetjeve të tërthorta.

Popovska në dëshminë e saj para Prokurorisë deklaroi se Shtekli është në gjendje të mirë psikike, edhe krahas të dhënave për “të menduarit magjik”, që sipas saj nuk përfaqëson tregues për halucinacione. Ajo shtoi se te ai nuk mund të diagnostikohet skizofreni.

Pas marrjes në pyetje, kryetari i Këshillit Gjyqësor, gjykatësi Ilia Tërpkov, paralajmëroi se Gjykata edhe një herë do t’i shqyrtojë të dy dëshmitë.

Aktakuza, e ngritur nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, përfshin gjithsej 10 persona, pas një hetimi pothuajse njëvjeçar në të cilin u aplikuan masa të posaçme hetimore. Prokuroria vlerësoi që grupi siguronte dhe shiste kokaine dhe marihuanë. Komunikimi zhvillohej përmes aplikacionit Snapchat, ndërsa provat kryesore u siguruan përmes sistemit të analizës së telefonave celularë “Cellebrite”, donacion nga SHBA.

Fillimisht, u përfshinë 16 persona, shtatë prej të cilëve tashmë kanë lidhur marrëveshje pranimi të fajësisë dhe kanë marrë dënime me burgim nga 3 deri në 3,5 vjet. Katër të akuzuar – Danço Masev, Dimitar Trajkov, Vladimir Veselinovski dhe Branislav Zajkov – gjithashtu paraqitën deklaratë për fajësi, pas çka Gjykata mori vendim për ndarjen e procedurës penale.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mela do te kete mbeshtetje reale institucionale per bizneset e dibres 68e7ea2d7abac
Lajmi i mëparshëm

Mela: Do të ketë mbështetje reale institucionale për bizneset e Dibrës

WhatsApp Image 2025 10 09 at 19.27.44
Lajmi i radhës

Bartësi i listës së Këshilltarëve të koalicionit AKI në Tearcë, Zemri Idrizi prezanton platformën e re zyrtare të komunikimit me qytetarët

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë