Sunderland përballet sot (15.00) me Fulham F.C., duke synuar të vazhdojë formën e mirë pas fitores në FA Cup fundjavën e kaluar dhe të rikthehet te fitoret në kampionat.
Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, ka dhënë lajmin që tifozët prisnin në konferencën për shtyp para ndeshjes, duke konfirmuar se Granit Xhaka është i gatshëm për ndeshjen.
Granit Xhaka po rikthehet nga lëndimi.
“Granit ka stërvitur pothuajse plotësisht gjatë kësaj jave, kështu që është i gatshëm për përzgjedhje.
Është më mirë të luash me Granitin sesa pa të. Kur ke më shumë opsione për formacionin startues dhe për bankën rezervë, skuadra është më e fortë.
Për Granitin duhet të jemi progresivë dhe ta respektojmë procesin, por është lajm i mirë sepse tani i kemi të gjithë mesfushorët në dispozicion”.
Le Bris theksoi se konkurrenca brenda grupit është shumë e rëndësishme:
“Konkurrenca është e rëndësishme në skuadër dhe për ekipin gjithashtu.
Nuk mund të luajmë vetëm me 11 lojtarë, gjithmonë do të na duhen 15 ose 16, varësisht nga situata”.
Është e vështirë të imagjinohet që Xhaka të mos startojë, gjë që e vendos trajnerin përballë një dileme të këndshme sa i përket përbërjes së mesfushës.
Burimi: botasot.info


