te enjten shorti 691d03954aca6

Të enjten shorti

November 19, 2025
1 minut lexim

Shqipëria ka siguruar për herë të parë në historinë e saj praninë në play-off të Botërorit dhe të enjten, do të mësojë edhe emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballet fillimisht në gjysmëfinale, e më pas edhe në finalen e mundshme për biletën për në aktivitetin e verës së ardhshme.

Gjithsesi, Shqipëria di që tani se në bazë të renditjes së FIFA-s, do të jetë e vendosur në vazon e tretë në short, ashtu si Kosova, me ndeshjen gjysmëfinale, që do ta zhvillojë jashtë fushës ndaj një skuadre të vazos së dytë.

Ndeshjet e sotme kanë përcaktuar edhe emrat e ekipeve që kuqezinjtë dhe “Dardanët” do të kenë përballë të paktën në hapin e parë të shortit.

Pas lëvizjeve të ndryshme në grupe në ditën e fundit të kualifikueseve, si dhe situatës së ekipeve në renditjen e FIFA-s, tabloja tashmë paraqet përfundimisht katër skuadrat nga të cilët do të dalin emrat e gjysëmfinalistëve për Shqipërinë dhe Kosovën: Polonia, Uellsi, Çekia dhe Sllovaki.

Në shortin në FIFA, do të përcaktohet ndarja e gjysmëfinaleve dhe i finaleve, ku çiftet fituese të ndeshjeve mes vazove 2 dhe 3, do të përballen me çiftet fituese të ndeshjeve mes skuadrave të vazove 1 dhe 4. Do të hidhet short që të enjten për të përcaktuar se cila skuadër do të jetë pritëse e finales në stadiumin e saj.

Ndeshjet e para të play-off, janë më datë 26 mars, ndërsa ndeshjet finale janë planifikuar më datë 31 mars.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pd eshte copetuar strukturat jofunksionale balliu berishes i ka mbaruar epoka politike 691d03391b6b0
Lajmi i mëparshëm

“PD është copëtuar, strukturat jofunksionale”, Balliu: Berishës i ka mbaruar epoka politike,

oret e fundit fati i qeverise konjufca vendoset neser deshtimi i votimit i hap terren serbise 691d03a0eb879
Lajmi i radhës

Orët e fundit: Fati i Qeverisë Konjufca vendoset nesër – dështimi i votimit i hap terren Serbisë

Të fundit nga

ShkoLartë