te dielen egnatia dinamo city luftojne per trofeun e pare te edicionit 694a9b742b2bc

Të dielën, Egnatia – Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të edicionit

December 23, 2025
1 minut lexim

Viti 2025 për futbollin shqiptar do të mbyllet me finalen e Superkupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Dinamo City-t.

Një përballje e fortë mes dy skuadrave rivale, që po luftojnë edhe për kreun e renditjes në kampionatin “Abissnet Superiore”. Egnatia kryeson aktualisht kampionatin me 34 pikë, ndërsa Dinamo City mban vendin e tretë, me pesë pikë më pak se rrogozhinasit.

Egnatia dhe Dinamo City janë përballur dy herë në sezonin e ri të “Abissnet Superiore”. Njëra ndeshje është mbyllur në barazim pa gola, ndërsa në përballjen e fundit të zhvilluar në “Air Albania” triumfoi Egnatia me rezultatin 2-1.

Megjithatë, në finalen e fundit të luajtur mes tyre për Kupën e Shqipërisë, triumfoi Dinamo City në “Elbasan Arena”, në një ndeshje të fortë dhe mjaft emocionuese, e cila u vendos vetëm nga penalltitë, me blutë që fituan trofeun.

Një tjetër përballje për t’u mos u humbur është edhe finalja e radhës mes Egnatias dhe Dinamo City-t për Superkupën e Shqipërisë, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Kush do ta mbyllë vitin me trofe?

Gjithçka do të vendoset në fushë më 28 dhjetor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sekretari i pergjithshem i kryeministrise engjell agaci nen lupen e spak shfaqet ne publik me badigarde 694a9b159bff9
Lajmi i mëparshëm

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi nën lupën e SPAK, shfaqet në publik me badigardë

angli oficeri shqiptar i emigracionit akuza per vjedhje te sendeve me vlere nga emigrantet 694a9c4ec4458
Lajmi i radhës

Angli, oficeri shqiptar i emigracionit akuza për vjedhje të sendeve me vlerë nga emigrantët

Të fundit nga

Regjistrohen dy tërmete në RMV

Tërmet me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane (SHME) është ndjerë në Manastir, Ohër dhe rrethinë mbrëmë në ora 23:10, kumtoi Opservatori sizmologjik pranë Fakultetit natyroro-matematikor në Shkup. Epiqendra e
ShkoLartë