tatimet zbresin ne terren kontrolle per nendeklarimin e pagave ne sektorin e ndertimit 696b5856402e4

Tatimet ‘zbresin’ në terren, kontrolle për nëndeklarimin e pagave në sektorin e ndërtimit

January 17, 2026
min lexim

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë me dije se duke nisur nga 16 janari  kanë filluar kontrollet në terren për nëndeklarimin e pagave, me qëllim ‘pikasjen’ e ndërtuesve të cilët nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre.

Kontrollet do të përfshijnë vetëm tek ato subjekte që nuk kanë respektuar pagat dysheme të caktuara nga tatimet prej 1 dhjetorit 2025. Për shkak të deklarimit të pagave më të ulëta sesa realisht janë, Tatimet muajin e kaluar publikuan listën e pagave për sektorin e ndërtimit, në varësi të çdo profesioni.

Me përjashtim të sanitarëve që do të kenë si dysheme pagën 60 mijë lekë, të gjithë të punësuarave e tjerë nuk duhet tu deklarohet rrogë nën 80 mijë lekë. Me këtë listë të tatimeve pagat dysheme në ndërtim e rritin automatikisht rrogën mesatare të sektorit nga 68 mijë lekë në 85 mijë lekë. Çdo biznes që nuk e respekton këtë vendim të tatimeve, do të konsiderohet me risk për nëndeklarim dhe do të jetë subjekt kontrollesh

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve:

Në kuadër të zbatimit të Planit Sektorial për Ndërtimin dhe rritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, përmes deklarimit të pagave reale sipas profesioneve në sektorin e ndërtimit, Administrata Tatimore njofton se, pas rreth 30 ditësh nga publikimi i listës së pagave indikative për këtë sektor, konkretisht duke filluar nga data 15 janar, do të nisin kontrollet në terren.

Kontrollet do të zhvillohen kryesisht në subjektet e vlerësuara me risk për nëndeklarim të pagave, të cilat janë njoftuar më parë nga Administrata Tatimore, por nuk kanë reflektuar ndryshime në listëpagesa, pavarësisht njoftimit elektronik të dërguar në llogaritë e tyre në sistemin tatimor, e-Filing.

Fokus i kontrolleve do të jetë verifikimi i pagave të deklaruara në listëpagesa, duke i krahasuar ato me pagat indikative sipas profesioneve përkatëse, listë e  përcjellë në llogaritë elektronike të tatimpaguesve, si dhe e publikuar në faqen zyrtare të Administratës Tatimore.

Bëjmë me dije se çdo tatimpagues, që deklaron paga nën nivelin e pagave indikative, apo që ndryshon profesionin e punonjësve me qëllim shmangien e deklarimit real të pagave, duke rrezikuar pagesën e kontributeve shoqërore dhe pensionin do të konsiderohet me risk dhe si i tillë do i nënshtrohet kontrollit nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore.

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të marrin masat e nevojshme ligjore për deklarimin e saktë të pagave të punonjësve, me qëllim shmangien e masave administrative dhe ligjore.

Më poshtë mesazhi elektronik, që u është dërguar tatimpaguesve të identifikuar me risk në sektorin e Ndërtimit, datë 15.12.2025

I/E  nderuar

Administrata Tatimore ka filluar zbatimin e planit  në Sektorin e Ndërtimit (Procesi i ndërtimit dhe aktiviteteve ndihmëse të tij), me qëllim ndërgjegjësimin e tatimpaguesve, por edhe masat për deklarim real dhe në kohë të detyrimeve tatimore.

Administrata Tatimore disponon të dhëna për Ju, të marra nga APT, Organet e qeverisjes vendore, Agjencitë imobilare, deklaratat tatimore, listëpagesat mujore,  faturat e fiskalizuara të vetëdeklaruara, ajo që furnitorët tuaj deklarojnë për furnizime mallrash dhe shërbimesh ndaj jush, etj.

Administrata Tatimore ju nxit të përmbushni detyrimin në lidhje me:

Deklarimin e çdo punonjësi të punësuar

Deklarimin real të pagave mbi bazën e profesionit dhe tregut të Punës *

Për cdo shitje/transaksion të kryer nga ana juaj lëshimin e faturave te fiskalizuara me NIVF/ NSLF (përfshirë edhe parapagimet)

Blerjen e çdo malli/shërbimi me faturë të rregullt tatimore

Deklarimin me saktësi e të dhënave në regjistrin e Tatimpaguesit

Deklarimin e saktë të kontratave të qiramarrjes së ambjenteve

Përdorimin vetëm të softëare-ve të çertifikuara të fiskalizimit

Mospërmbushja e pikave të mësipërme dhe çdo sjellje mospërmbushëse me qëllim shmangien tatimore që vihet re në analizat e Administratës Tatimore, Ju kategorizon si subjekt me risk, ndaj do të ndërmerren veprime verifikuese dhe monitoruese nga ana e strukturave te Aministratës Tatimore.

Ndërsa mosdeklarimi i punonjësve dhe nëndeklarimi i pagave të tyre konsiderohet një shkelje e rëndë pasi cënon garantimin e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve. Për këtë qëllim ndaj çdo tatimpaguesi të vlerësuar me këtë risk do ndërmerren hetime dhe kontrolle të thelluara për çdo proces të aktivitetit të tyre, duke përfshirë edhe transaksionet me burime të ardhurash të dyshimta në bashkëpunim edhe me agjenci të tjera ligjzbatuese.

Mbetemi me besimin se Ju do ta vlerësoni dhe mirëkuptoni këtë thirrje, e cila ka si qëllim jo vetëm uljen e informalitetit në ekonomi, por gjithashtu për të vendosur drejtësinë sociale ndaj punonjësve tuaj.

Administrata Tatimore njofton nisjen e kontrolleve në terren në sektorin e ndërtimit

Në kuadër të zbatimit të planit sektorial të ndërtimit dhe rritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, nëpërmjet deklarimit të pagave reale të profesioneve në këtë sektor, Administrata Tatimore njofton se pas rreth 30 ditësh nga publikimi i  listës së pagave indikative për ndërtimin, konkretisht më datë 15 janar nisin kontrollet në terren në subjektet e vlerësuara me risk të nëndeklariit të pagave, të njoftuar më parë nga administrata tatimore, por që nuk kanë reflektuar ndryshime në listëpagesa pavarësisht njoftimit të parë elektronik në llogaritë e tyre në e-Filing.

Kontrollet do të fokusohen në verifikimin e pagave të deklaruara në listëpagesa, duke i krahasuar ato me pagat indikative sipas profesioneve përkatëse (publikuar në kanalet zyrtare të Administratës Tatimore). Çdo tatimpagues që deklaron paga nën nivelin e pagave indikative për profesionet përkatëse, apo që ndryshon profesionin e punonjësve me qëllim shmangien e deklarimit real të pagave që për rrjedhojë rrezikon pagesën e kontributeve dhe pensionin e punonjësve do të konsiderohet me risk dhe do të jetë subjekt i kontrollit nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore.

Administrata Tatimore u bën thirrje tatimpaguesve  të marrin masat e nevojshme ligjore për të deklaruar saktë pagat e punonjësve, me qëllim shmangien e masave administrative dhe ligjore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reagimi i eliona pitarkes pas akuzave te mjekut per dezinformim te dietave te femijeve jam e shokuar 696b45b1b90ba
Lajmi i mëparshëm

Reagimi i Eliona Pitarkës pas akuzave të mjekut për dezinformim te dietave të fëmijëve: Jam e shokuar

nderron jete presidenti i fiorentines 696b58b5690aa
Lajmi i radhës

Ndërron jetë presidenti i Fiorentinës

Të fundit nga

Më së shumti borë në Kodrën e Diellit

Temperatura më e madhe në Maqedoni sot është regjistruar në Kodrën e Diellit me -4 gradë celsius, kurse temperatura më e madhe në Gjevgjeli me 6 gradë celsius. Në Shkup temperatura në

​ATK mbush 23-vjet

Administrata Tatimore e Kosovës sot shënon 26-vjetorin e themelimit me një ceremoni të veçantë. ATK është themeluar me datën 17 janar 2000 nën drejtimin dhe administrimin e UNMIK-ut. Drejtor i parë i
ShkoLartë