Talenti i Kombëtares  vendos të firmosë te klubi që i ofron 300 mijë euro në sezon

July 6, 2025
1 minut lexim

Adrion Pajaziti ka vendosur për të ardhmen. 22-vjeçari do të firmosë për Hajduk Split, që ka plotësuar kërkesat e tij financiare.

Pajaziti do të fitojë 300 mijë euro në sezon te gjigantët e Kroacisë, që pritet ta zyrtarizojnë në vazhdim. Olimpija Ljubjana ishte po ashtu pas mesfushorit të talentuar, por pa arritur te firma.

Për herë të fundit luajti me Goricën ku edhe spikati. Më pas u kthye te Fulham.

Tashmë aventura e tij do vazhdojë në Kroaci, por me tjetër ekip.

Pajaziti debutoi me Kombëtaren e Shqipërisë kundër Anglisë. Ishte pikërisht në mars, kur kuqezinjtë filluan fushatën e kualifikueseve të Botërorit 2026.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Java nis me diell dhe temperatura të larta! Motit për ditën e hënë, ja cilat janë 3 qytetet më të nxehta në Shqipëri

Lajmi i radhës

Peci publikon foto nga veriu: Freski, qetësi e siguri

Të fundit nga

ShkoLartë