takohen ne shkup edi rama dhe ali ahmeti 68631667522a9

Takohen në Shkup Edi Rama dhe Ali Ahmeti

July 1, 2025
1 minut lexim

Shkup, 30 qershor – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmjen e sotme në Shkup ka realizuar takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Lidhur me takimin është prononcuar edhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, i cili ka shkruar: “Fryma evropiane po forcohet në Ballkan dhe do të vijë edhe këndej”.

Rama në Shkup është së bashku me liderët tjerë të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të BE-së.

Lidhur me takimin ka reaguar edhe vet Ali Ahmeti i cili shkroi se ky takim ishte një takim i sinqertë, me thellësi politike dhe vëllazërore, në funksion të barazisë dhe perspektivës europiane.

“Takim vëllazëror në Shkup me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, në kuadër të Konferencës për Bashkimin Europian. Në një kohë kur Shqipëria është në një rrugë të pakthyeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, e ritheksuam se edhe Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e kësaj rruge. E ardhmja europiane e rajonit është e përbashkët, nuk ka ndarje në këtë proces.”, shkruan Ahmeti

Në fund, ai falënderoi Kryeministrin Edi Rama për mbështetjen e vazhdueshme që i jep çështjes shqiptare dhe rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut.

Burimi: zhurnal.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dedikim per orlando bloom katy perry rikthehet me truth fansat besojne se kenga flet per ndarjen nga aktori 68630d4334d0d
Lajmi i mëparshëm

Dedikim për Orlando Bloom? Katy Perry rikthehet me “Truth”, fansat besojnë se kënga flet për ndarjen nga aktori

deputeti britanik nigel farage pranon ftesen e rames per te vizituar shqiperine do te diskutojme kthimin e te burgosurve 68631fc814993
Lajmi i radhës

Deputeti britanik Nigel Farage pranon ftesën e Ramës për të vizituar Shqipërinë: Do të diskutojmë kthimin e të burgosurve

Të fundit nga

ShkoLartë