Deputeti britanik Nigel Farage pranon ftesën e Ramës për të vizituar Shqipërinë: Do të diskutojmë kthimin e të burgosurve

July 1, 2025
1 minut lexim

Politikani kontrovers britanik, Nigel Farage, ka pranuar ftesën e Edi Ramës për të vizituar Shqipërinë si i ftuar nderi i Kryeministrit të Shqipërisë.

E pranoj ftesën e Kryeministrin@EdiRamaal për të vizituar Shqipërinë si i ftuar nderi. Do të diskutojmë kthimin e të burgosurve shqiptarë.

Kreu i partisë “Reform UK”, megjithatë, nuk kursen asnjë përgjigje ndaj Ramës, i cili thotë se nga njëra anë bën një marrëveshje me kryeministren italiane Giorgia Meloni për të çuar refugjatët në kampet e Gjadrit, por nga ana tjetër, sipas tij, refuzon të marrë shqiptarët e burgosur në Britaninë e Madhe.

Më herët, në një intervistë, Nigel Farage tha se e kishte fituar bastin me Edi Ramën, por theksoi gjithashtu se nuk i pëlqenin qëndrimet kritike të kryeministrit shqiptar ndaj Brexit-it, referendumit që nxori Anglinë nga BE-ja.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Takohen në Shkup Edi Rama dhe Ali Ahmeti

Të fundit nga

Takohen në Shkup Edi Rama dhe Ali Ahmeti

4 Shkup, 30 qershor – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmjen e sotme në Shkup ka realizuar takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Lidhur me takimin është prononcuar edhe nënkryetari i

Kasami: Tetova po ndryshon!

4 Tetovë, 30 qershor – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar fillimin e një faze të re të rëndësishme në përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit në qytet. Nëpërmjet një
ShkoLartë