Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, njoftoi se në kuadër të punës së Komisionit për Vetëqeverisje Lokale është zhvilluar një takim pune me përfaqësues të National Democratic Institute në Republika e Maqedonisë së Veriut, ku u diskutuan gjetjet dhe rekomandimet nga analiza gjithëpërfshirëse mbi kornizën ligjore për parandalimin e korrupsionit.
“Sot, në kuadër të punës së Komisionit për Vetëqeverisje Lokale, zhvilluam një takim të rëndësishëm pune me përfaqësues të NDI në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku diskutuam gjetjet dhe rekomandimet nga analiza gjithëpërfshirëse mbi kornizën ligjore për parandalimin e korrupsionit”, deklaroi Saliu.
Sipas saj, analiza përfshin mbi 30 ligje dhe vlerëson efektivitetin e tyre si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal, ndërsa diskutimet u përqendruan veçanërisht në forcimin e integritetit institucional në komuna dhe krijimin e mekanizmave më efikas kundër korrupsionit.
“Angazhimi ynë si deputetë mbetet i palëkundur për ndërtimin e institucioneve transparente, të përgjegjshme dhe në shërbim të qytetarëve”, theksoi deputetja Saliu.
Burimi: alfax.mk


