taika waititi e quan rita oren lideren supreme te jetes se tij teksa e falenderon per festen e vecante te ditelindjes se tij te 50 te 68a4f8152f013

Taika Waititi e quan Rita Orën lideren supreme të jetës së tij, teksa e falënderon për festën e veçantë të ditëlindjes së tij të 50-të

August 20, 2025
min lexim

Regjisori i njohur hollivudian Taika Waititi ka festuar 50-vjetorin e lindjes në një festë madhështore në Ibiza, ku të pranishëm ishin miq të ngushtë, familjarë dhe personalitete të njohura të botës së artit e muzikës.

Në një postim të gjatë në Instagram, fituesi i Oscar-it ka ndarë disa fotografi nga festa duke falënderuar të gjithë ata që morën pjesë dhe në veçanti bashkëshorten e tij, këngëtaren shqiptare Rita Ora, e cila sipas tij ishte “regjisorja e vërtetë” e surprizës.

“Po, është e vërtetë – heroi, mentori dhe figura juaj hyjnore ka mbushur më në fund 50 vjeç. Jam mirënjohës që isha i rrethuar nga një grup kaq i mrekullueshëm njerëzish, të cilët më bënë të ndihem i veçantë duke ardhur në ditëlindjen time në Ibiza. Një falënderim i madh për Vas J Morgan dhe Michael që u morën me organizimin – nën mbikëqyrjen e lideres supreme të jetës sime dhe gruas absolute të festave, gruas sime, Rita Ora. Ti vërtet e tejkalove veten këtë herë, e dashur”, shkroi ai.

 

Ai gjithashtu nuk i kurseu komplimentet për Ritën, duke e cilësuar si më të shkëlqyerën e mbrëmjes: “Sigurisht që i zbehe të gjithë me flokët, fytyrën, veshjen dhe sharmin e zakonshëm plot shkëlqim”.

Festa e organizuar në një vilë luksoze përfshinte performanca live, muzikë nga DJ të njohur dhe një surprizë të veçantë nga kushërinjtë e tij të cilët i bënë një haka tradicionale në nder të tij.

“Më bënë dhurata, pije dhe mbi të gjitha më mbushën me DASHURI. Ndihesha i lumtur dhe i rrethuar nga njerëz që dua. Të 50-tat ndihen kaq mirë – ndihem i dashur, i lumtur, i ri… dhe i pashëm. Edhe pse gjuri më dhemb”, tha ai me humor.

Në fund, regjisori paralajmëroi se festa nuk do të ndalet me kaq: “Në stil tipik të një Luani, do të festoj deri në fund të vitit, ndaj nëse e keni ditëlindjen nga tani deri në dhjetor – bëhuni gati të më lini rrugë”.

Taika Waititi dhe Rita Ora janë një nga çiftet më të komentuar në skenën ndërkombëtare. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2022 dhe shpesh ndajnë me fansat momente të përbashkëta plot humor e dashuri.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

skena dramatike te nenkalimi ne ferizaj momenti kur policia prangos motoristet 68a4f6eed5bfe
Lajmi i mëparshëm

Skena dramatike te Nënkalimi në Ferizaj, momenti kur policia prangos motoristët

skandal ne aku denoncimi ish prokurori goditi punonjesen shtazene 68a50ab63ea77
Lajmi i radhës

Skandal në AKU/ Denoncimi: “Ish-prokurori goditi punonjësen shtazënë”

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë