tahiri vjosa osmani se ka problem pdk ne problemin e ka me 69a68b7e562e2

Tahiri: Vjosa Osmani s’e ka problem PDK-në, problemin e ka me…

March 3, 2026
1 minut lexim

Arian Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvendin e Kosovës, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, në emisionin “Debat Plus”, në kohën kur kanë mbetur pak ditë deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Tahiri është shprehur se nuk është mirë për shoqërinë dhe demokracinë që të krijohet pushtet autoritar.

“Nuk është mirë për demokracinë, nuk është mirë për shoqërinë, nuk është mirë për vendin me u bë pushtet dhe sistem autoritar që udhëhiqet prej një njeriu”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se roli i PDK-së ka qenë mbrojtja e institucionit.

“Roli jonë prap ka qenë me mbrojt institucionin”, ka deklaruar Tahiri.

Më tej, ai ka theksuar se mbi bazën e marrëveshjeve pozitive duhet të zgjidhet një president i propozuar nga PDK-ja, por jo vetëm një emër.

Tahiri ka folur edhe për presidenten aktuale, Vjosa Osmani.

“Emri i Vjosa Osmanit nuk mundet me kanë konsensual për shkak që Vjosa Osmani ka pas qasje të njëanshme çdoherë…”, ka thënë ai.

“Vjosa Osmani nuk e ka problem PDK-në. Vjosa Osmani e ka problem Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen, asaj nuk i vjen rendi me ardh te PDK-ja hiq”, është shprehur Tahiri.

Ai ka theksuar se shoqëria dhe shteti kanë nevojë për bashkim dhe unifikim më shumë se asnjëherë më parë.

Në fund, Tahiri ka thënë se PDK e ka pranuar rezultatin zgjedhor dhe se është subjekt konstruktiv në proceset politike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kembimi valutor 3 mars me sa blihen e shiten dollari dhe euro cfare ndodh me monedhat e tjera 69a68b563d45d
Lajmi i mëparshëm

Këmbimi valutor 3 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

regjistrohet termet ne rajonin e tetoves 69a6b2e118f4b
Lajmi i radhës

Regjistrohet tërmet në rajonin e Tetovës

Të fundit nga

Nusja e Gostivarit e sulmon vjehrrën e saj

Policia e Gostivarit ka arrestuar personin me iniciale V.S. (30), pasi është denoncuar nga vjehrra e saj 73-vjeçare për sulm fizik brenda shtëpisë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj nuses do të ngrihet
ShkoLartë