ta cojme flamurin e kastriotit ne tryezen e familjes europiane ministrja spiropali uron shqiptaret gezuar kudo qe jeni 69298976e91fd

“Ta çojmë flamurin e Kastriotit në tryezën e familjes europiane”, ministrja Spiropali uron shqiptarët: Gëzuar kudo që jeni

November 28, 2025
1 minut lexim

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka uruar të gjithë shqiptarët për 113 Vjetorin e Pavarësisë.

Me një postim në Facebook, Spiropali shkruan se të gjithë bashkë duhet ta çojmë flamurin e Kastriotit në Sofrën e familjes sonë Europiane.

“GËZUAR DITËN E FLAMURIT

113 vjet pas nëntorit të lavdishëm të Atit Themelues të Shqipërisë së Pavarur, Plakut të Vlorës, Ismail Qemalit, dhe patriotëve shqiptarë që me shekuj luftuan anë e kënd për Flamurin Kuq e Zi, i cili na bashkon, afron dhe frymëzon si komb, drejt qëllimit tonë kombëtar: të çojmë flamurin e Kastriotit në Sofrën e familjes sonë Europiane, me të cilën na bashkojnë rrënjët, identiteti, historia, gjeografia, arti, kultura, vizioni, e tashmja, e ardhmja, dhe gjithçka.

Me përulje para sakrificës së të parëve, krenarë për atë që jemi, krah për krah me të gjithë bashkëkombasit kudo në botë!

Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo janë e jetojnë! Bashkë”, shkruan Spiropali.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sydney sweeney shijon pushimet e dites se falenderimeve duke rreshqitur mbi uje 692976d12c045
Lajmi i mëparshëm

Sydney Sweeney shijon pushimet e Ditës së Falënderimeve duke rrëshqitur mbi ujë

alegri mbyll kapitullin derbi te milani 692989d44e72c
Lajmi i radhës

Alegri mbyll kapitullin derbi te Milani

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë