Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo në një intervistë për “ESPN Brasil”, foli për mundësinë e artë që ka Shqipëria për të qenë në Botërorin 2026.
“Kjo mundësi është shumë e madhe për ekipin, Federatën dhe të gjithë vendin.
Shortet kanë qenë të vështirë prej Europianit.
Le të përballemi me këto sfida.
Do të nisim nga janari duke ndjekur futbollistët tanë dhe disa takime nga afër”, tha Silvinjo.
Shqipëria do të ketë si kundërshtar në gjysmëfinalen e playoff-it Poloninë, më 26 mars në Varshavë, ky synohet fitorja, për të luajtur më pas më 31 mars me ekipin fitues të përballjes Ukrainë-Suedi. Sipas Silvinjo-s, takime të tilla mund të vendosen nga episode.
“E njohim mirë Poloninë pasi kemi luajtur kohët e fundit. Kanë ndryshuar trajner, por lojtarët janë të njëjtë, të një niveli të lartë.
Ata janë në një periudhë rindërtimi, ndërsa ne jemi në një periudhë përmirësimi.
Avantazhe apo disavantazhe? Është e vështirë të flasësh rreth kësaj. Janë 90 minuta lojë, por mund të vendoset gjithçka në pak sekonda.
“Zonja e Vjetër” e ka mendjen tek Tonali, transferimi te Juventusi mund të kryhet falë David
Futbollistët tanë janë mësuar me ndeshje të tilla të vështira. Do të mbështetemi te cilësitë që kemi”, tha Silvinjo.
Burimi: botasot.info


