suspendohen kater zyrtare policore pas vrasjes se trefishte ne gjilan 689a6331f31e4

Suspendohen katër zyrtarë policorë pas vrasjes së trefishtë në Gjilan

August 11, 2025
1 minut lexim

Katër zyrtarë policorë janë suspenduar të hënën, më 11 gusht, pas vrasjes së trefishtë në Gjilan, njoftoi Inspektorati Policor i Kosovës. Ky institucion tha se ka filluar një hetim paraprak në kuadër të të cilit do të hetohet nëse ka pasur ndonjë “lëshim apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të të dyshuarit i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan”.

Bazuar në rekomandimin e IPK-së janë suspenduar një rreshter policor dhe një hetues nga njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë rajonale në Gjilan, një rreshter policor – shef i hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës dhe një zyrtar policor i angazhuar në Njësinë e Reagimit të Shpejtë, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan.

“Inspektorati Policor i Kosovës, në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore Gjilan është duke zhvilluar hetime penale paraprake ndaj të lartcekurve lidhur me dyshime për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme me elemente të veprës penale. Hetimet janë në fazën fillestare dhe përfshijnë mbledhjen e provave materiale, marrjen e deklaratave dhe veprime të tjera procedurale”, tha IPK-ja në një njoftim për media. 

Në një kafene afër Komunës së Gjilanit, si pasojë e të shtënave me armë u vranë babë e bir, të dielën. Më vonë vdiq edhe njëri nga të plagosurit rëndë, i cili po trajtohej në spital. Policia e Kosovës është në kërkim të tre personave të dyshuar – Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij të cilët ndodhen në arrati.

I dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra është person me të kaluar penale, përfshirë edhe në fajde.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vdes ne spital i mituri nga aksidenti ne qafen e koshovices 689a62baa493f
Lajmi i mëparshëm

Vdes në spital i mituri nga aksidenti në Qafën e Koshovicës

robotet humanoide cfare dine te bejne sot sa kushtojne dhe si punojne krah njerezve 689a63e6924c0
Lajmi i radhës

Robotët humanoidë: Çfarë dinë të bëjnë sot, sa kushtojnë dhe si punojnë krah njerëzve

Të fundit nga

ShkoLartë