superkupa e kosoves zhvillohet me 25 janar ne antalia 6942b2732b698

Superkupa e Kosovës zhvillohet më 25 janar në Antalia

December 17, 2025
1 minut lexim

Ndeshja e Superkupës së Kosovës do të zhvillohet më 25 janar 2026 (e diel), me fillim nga ora 14:30, sipas orës lokale të Turqisë (12:30 sipas kohës në Kosovë).

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Mardan Palace” në Antalia, ku do të përballen FC Drita, si kampione e Kosovës dhe FC Prishtina, si fituesja e Kupës së Kosovës për edicionin 2024/25.

Duke marrë parasysh faktin se të dyja ekipet do të jenë të angazhuara në fazën përgatitore dimërore nga 15 deri më 30 janar 2026 në Antalia, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, në përputhje me agjendën e klubeve, ka marrë vendim që Superkupa e Kosovës të zhvillohet në këtë periudhë dhe në këtë lokacion.

Pritet një finale e madhe në tokën turke.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ceshtja e 21 janarit kerkoi te deshmonte ish presidenti meta pyetet neser nga spak 6942b214c060b
Lajmi i mëparshëm

Çështja e ’21 Janarit’/ Kërkoi të dëshmonte, ish-presidenti Meta pyetet nesër nga SPAK

kerkuan qe veliaj te ishte pjese ne mbledhjen per buxhetin 2026 spak refuzon kerkesen e keshillit bashkiak 6942b3231d56b
Lajmi i radhës

Kërkuan që Veliaj të ishte pjesë në mbledhjen për Buxhetin 2026, SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak

Të fundit nga

ShkoLartë