superiore tirana barazon me trajnerin e ri ne stol egnatia merr tre piket e para fitore ne frymen e fundit per vllaznine kunder partizanit 68c672f043bc5

Superiore/ Tirana barazon me trajnerin e ri në stol, Egnatia merr tre pikët e para, fitore në “frymën” e fundit për Vllazninë kundër Partizanit

September 14, 2025
1 minut lexim

Kategoria Superiore ka luajtur tre ndeshjet e para të javës së tretë. Roberto Bordin barazoi në debutimin e tij me Tiranën që ndau pikët me Flamurtarin.

Sfida e luajtur në “Selman Stërmasi” nisi mjaft mirë për bardheblutë të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 6’ me Tabekou. Barazimi erdhi në pjesën e dytë, falë një goli të Bourard.

Në takimin tjetër të orës 16:00, kampionët e Egnatias morën fitoren e parë të sezonit, duke mundur 0-1 Bylisin falë një goli të Ruçit në minutën e 56’.

Në kryesfidën e javës të luajtur në Shkodër, nuk kishte fitues. Vllaznia mundi 4-1 Partizanin në “Loro Boriçi”. Në minutën e 26’, Isgandarli kaloi në avantazh të kuqtë, por baraspesha erdhi nga Balaj pas 10 minutash. Në minutat e fundit shkodranët tundën dhe dy herë të tjera rrjetën me Balajn, Hakajn dhe Bismark.

Kështu Vllaznia ngjitet momentalisht në vendin e parë me 6 pikë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia gjermane kap 400 kg droge ne portin e hamburgut vlera 17 milione euro 68c6723669f75
Lajmi i mëparshëm

Policia gjermane kap 400 kg drogë në portin e Hamburgut, vlera 17 milionë euro

mesuesia e gazetaria ne renie te lire cpo ndodh me arsimin e larte ne shqiperi 68c676f64b838
Lajmi i radhës

Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri

Të fundit nga

ShkoLartë