sulmuesi qe ndjek shqiperia shenon per ndeshjen e dyte radhazi ne serie b 68f42519c6aaa

Sulmuesi që ndjek Shqipëria shënon për ndeshjen e dytë radhazi në Serie B

October 19, 2025
1 minut lexim

Një nga emrat që ndiqet me vëmendje prej kohësh nga stafi i Kombëtares shqiptare është edhe Luis Hasa.

Sulmuesi i huazuar nga Napoli te Karrareze në Serie B, ka filluar të luajë me rregullsi dhe po aq me vazhdimësi po gjen edhe rrugën e rrjetës.

Në përballjen e sotme ndaj Peskarës, Hasa ishte titullar dhe shënoi për ndeshjen e dytë radhazi në kampionatin e Serisë B.

Ky ishte një gol spektakolar pasi ai mori një top me kokë nga sulmuesi dhe e çoi menjëherë fluturimthi me një goditje me të djathtën atje ku portieri nuk mund të arrinte, edhe pse nga jashtë zonës.

Bilanci i 2 golave dhe 2 asisteve në vetëm 5 ndeshje të luajtura me skuadrën e Karrarezes, tregojnë qartësisht cilësitë e djaloshit, i cili deri tani ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Italisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiperi brenda vitit 2024 u regjistruan 805 raste te reja me kancer gjiri 68f424b50c46f
Lajmi i mëparshëm

Shqipëri, brenda vitit 2024 u regjistruan 805 raste të reja me kancer gjiri

ndarja nga jeta e analistit te shquar janusz bugajski nje ze i pavdekshem per lirine dhe demokraci 68f4252573906
Lajmi i radhës

Ndarja nga jeta e analistit të shquar Janusz Bugajski: Një zë i pavdekshëm për lirinë dhe demokraci

Të fundit nga

ShkoLartë