sulmuesi kuqezi nuk ndalet ne kampionatin italian shenon dy gola ne ndeshjen ndaj frosinones 69995ac3adc2b

Sulmuesi kuqezi nuk ndalet në kampionatin italian, shënon dy gola në ndeshjen ndaj Frosinones

February 21, 2026
1 minut lexim

Sulmuesi shqiptar, Stiven Shpendi, vazhdon të shkëlqejë në Serinë B italiane, duke realizuar dy gola të rëndësishëm për Empolin në sfidën ndaj Frosinone-s.

Goli i parë erdhi në minutën e 18-të dhe shërbeu për të zhbllokuar një përballje delikate në transfertë. Shpendi tregoi instinkt të pastër sulmuesi brenda zonës, duke finalizuar me qetësi dhe duke konfirmuar formën e tij shumë të mirë këtë sezon. Me këtë realizim, ai u ngjit fillimisht në kuotën e tetë golave në kampionat, duke barazuar shifrat e binjakut të vet, Kristian Shpendi, i cili deri tani ka kontribuar edhe me katër asistime.

Në pjesën e dytë, sulmuesi la shenjë përsëri, këtë radhë duke ndjekur një kundërsulm të shpejtë të Elia-s, për të shtyrë sferën në rrjetë e për të kaluar përsëri përkohësisht në avantazh ekipin e tij me shifrat 2-1.

Në këtë mënyrë, ai arriti kuotën e 9 golave, duke arritur dhe kaluar vëllanë e tij binjak, Kristian.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ja kush e sulmoi alaudin hamitin sipas komentuesve 699954373415d
Lajmi i mëparshëm

Ja kush e sulmoi Alaudin Hamitin, sipas komentuesve

shperthen kamioni ne menyre fatale ne santiago humbin jeten 4 persona dhe 17 te plagosur 69995b8a35219
Lajmi i radhës

Shpërthen kamioni në mënyrë fatale në Santiago, humbin jetën 4 persona dhe 17 të plagosur

Të fundit nga

ShkoLartë