sulmuesi i njohur drejt rikthimit ne atdhe 68856724b70d3

Sulmuesi i njohur drejt rikthimit në atdhe

July 27, 2025
1 minut lexim

Tashmë është zyrtarizuar transferimi i Viktor Gyoekeres tek Arsenal për 63.5 milionë euro plus 10 milionë euro të tjera bonuse. Transferimi i suedezit duket se ka shkaktuar edhe “viktimën” e parë te londinezët.

I vetëdijshëm se nuk ka më vend për të në sulm, Gabriel Jesus ka vendosur të largohet nga Arsenal. Braziliani është drejt rikthimit në atdhe, ku kanë nisur negociatat e para me Flamengo.

Klubi brazilianin kërkon huazimin e qendërsulmuesit të njohur dhe të mbulojë 50% të rrogës së tij, ndërsa pjesën tjetër duhet ta mbulojë Arsenal.

Gabriel Jesus që aktualisht është ende i dëmtuar, kërkon të rifitojë formën e dikurshme dhe pse jo të marrë një ftesë nga Carlo Ancelotti për Kupën e Botës 2026, por që të ndodhë kjo gjë, i duhet një ekip ku të luajë rregullisht dhe të jetë protagonist.

Në anën tjetër, Arsenal është i hapur për largimin e 28-vjeçarit dhe nuk pritet të nxjerrë probleme për huazimin e tij te Flamengo.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u arratis nga dhomat e paraburgimit arrestohet pas disa muajsh nazmi lici i dyshuar per disa vjedhje 688566e8b8da4
Lajmi i mëparshëm

U arratis nga dhomat e paraburgimit/ Arrestohet pas disa muajsh Nazmi Liçi, i dyshuar për disa vjedhje

murati nuk tregon pse nuk pati marreveshje me nisma 68856727b9c19
Lajmi i radhës

Murati nuk tregon pse nuk pati marrëveshje me Nisma

Të fundit nga

ShkoLartë