sulmuesi i kombetares nuk ka te ndalur ne itali 692b2fb53d173

Sulmuesi i Kombëtares nuk ka të ndalur në Itali

November 29, 2025
1 minut lexim

Skuadra e Empolit mori fitore me “manita” ndaj Barit, e përfunduar 5: 0, java e 14-të në Serie B.

Sulmuesi i Shqipërisë U-21 Stiven Shpendi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 52, për të dërguar shifrat përkohësisht 2:0 te Empoli.

Talenti 22-vjeçar e ka gjetur rrugën e rrjetës këtë sezon në Serie B në 6 raste, përgjatë 13 ndeshjeve. Empoli ka 3 fitore radhazi në kampionat, ndërsa grumbullon 20 pikë, e përkthyer me pozicionin e 7-të në tabelë, 20 pikë.

Në 3 prezencat e fundit, Stiven Shpendi ka 2 gola me skuadrën e tij, tregues se po përjeton moment të mirë. Duhet thënë se futbollisti në fjalë ende nuk e ka marrë ftesën për të luajtur me grupin e Sylvinhos.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pezullimi i ballukut gjekmarkaj besoj se vendimi i gjykates kushtetuese do te jete ne sintoni me organet e tjera te drejtesise 692b2f545a897
Lajmi i mëparshëm

Pezullimi i Ballukut, Gjekmarkaj: Besoj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë në sintoni me organet e tjera të drejtësisë

mosngritja e aktakuzes per sulmin ne iber lepenec gashi procesi i hetimeve zgjat 692b2fc229a69
Lajmi i radhës

Mosngritja e aktakuzës për sulmin në Ibër-Lepenec, Gashi: Procesi i hetimeve zgjat

Të fundit nga

ShkoLartë