Policia në Cincinnati të SHBA-ve po heton një incident të ndodhur në shtëpinë e Zëvendëspresidentit amerikan, J.D. Vance, mëngjesin e sotëm, datë 5 janar 2026. Sipas raportimeve të para, banesa është sulmuar duke thyer disa prej dritareve.
Media lokale “WCPO” raporton se forcat e rendit kanë ndaluar menjëherë një person të dyshuar për ngjarjen. Ndërkohë, Shërbimi Sekret ka rrethuar zonën dhe ndodhet në vendngjarje për të kryer hetimet e plota rreth motiveve të këtij sulmi.
Për fat të mirë, burime zyrtare bëjnë me dije se në momentin e incidentit, as Zëvendëspresidenti Vance dhe as familjarët e tij nuk ndodheshin brenda në shtëpi. Banesa private e J.D. Vance në Cincinnati ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes dhe nën masa të rrepta sigurie që pas marrjes së detyrës.
Ky incident ndodh në një moment tensionesh të larta politike në SHBA, teksa administrata Trump po përballet me zhvillime të forta si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.
Burimi: botasot.info


