Tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm me dron rus ndaj një treni në rajonin Kharkiv të Ukrainës verilindore.
Sipas tyre, treni u godit pranë një fshati, ndërsa ai ishte nisur nga Chop, pranë kufirit perëndimor të Ukrainës me Hungarinë dhe Sllovakinë, dhe po udhëtonte drejt qytetit Barvinkovo, në rajonin Kharkiv, duke transportuar 155 pasagjerë.
Prokurorët thanë se dy dronë goditën një zonë përgjatë shinave të trenit, ndërsa një i tretë goditi një nga vagonët.
Më herët, zëvendëskryeministri Oleksiy Kuleba e përshkroi sulmin si një “akt të drejtpërdrejtë të terrorizmit rus”.
Top Channel
Burimi: top channel


