sulmi ndaj gardes kombetare trump iu vuri vizen emigranteve te botes se trete reagojne afganet eshte akt i vetem nje personi 692a356689510

Sulmi ndaj Gardës Kombëtare/ Trump iu vuri “vizën” emigrantëve të botës së tretë, reagojnë afganët: Është akt i vetëm një personi

November 29, 2025
1 minut lexim

Afganët që jetojnë në SHBA kanë dënuar sulmin vdekjeprurës tragjik të së mërkurës në Uashington DC, ndërsa theksojnë se i dyshuari, i cili u transferua në SHBA nga Afganistani katër vjet më parë, nuk i përfaqëson ata.

29-vjeçari Rahmanullah Lakanual, hyri në Amerikë sipas një programi që ofronte mbrojtje të posaçme për imigracionin për afganët që punonin me SHBA-në pas tërheqjes së trupave nga Afganistani në vitin 2021.

Anëtarja e Gardës Kombëtare Sarah Beckstrom, 20 vjeç, u vra në të shtënat e së mërkurës, dhe një koleg, Andrew Wolfe, 24 vjeç, thuhet se po lufton për jetën e tij.

Në përgjigje, Presidenti amerikan Donald Trump ka ndaluar përpunimin e të gjitha kërkesave për emigracionin nga afganët, ka urdhëruar një rishikim të kartave të gjelbra të lëshuara për individë nga 19 vende dhe ka kërcënuar me një goditje më të gjerë ndaj migrantëve nga ato që ai i quan “vende të botës së tretë”.

Koalicioni i Komunitetit Afgan të Shteteve të Bashkuara shprehu ngushëllimet për familjet e e të vrarës dhe plagosurit, duke bërë thirrje për një “hetim gjithëpërfshirës”, por duke i kërkuar qeverisë amerikane të mos vonojë ose pezullojë kërkesat e afganëve për emigracion.

“Njëzet vjet partneritet afgano-amerikan nuk duhet të harrohen“, thuhej në deklaratën e koalicionit, duke iu referuar përpjekjes prej dy-dekadash të nisur nga SHBA-të në vitin 2001 për të përmbysur sundimtarët talebanë të Afganistanit dhe për të vendosur sigurinë në vend.

Afganët që jetojnë në Amerikë i thanë BBC-së se ishin tmerruar nga sulmi në Uashington DC dhe theksuan se ishte akt i vetëm një personi.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

defekti ne software tek mijera avione shkakton kaos fluturimesh 692a33b336bcd
Lajmi i mëparshëm

Defekti në software tek mijëra avionë shkakton kaos fluturimesh

luana vjollca rikthehet ne ekran kete here ne nje rol krejt tjeter 692a3bb216ad5
Lajmi i radhës

Luana Vjollca rikthehet në ekran, këtë herë në një rol krejt tjetër

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë