sulmi ndaj gardes kombetare autori ishte emigrant nga afganistani shba ja pezullon kerkesat e afganeve per emigracion 692802e5874a3

Sulmi ndaj Gardës Kombëtare, autori ishte emigrant nga Afganistani/ SHBA-ja pezullon kërkesat e afganëve për emigracion

November 27, 2025
1 minut lexim

SHBA-ja ka pezulluar përpunimin e të gjitha kërkesave për emigracion për shtetasit afganë, teksa janë në pritje të një shqyrtimi të “protokolleve të sigurisë dhe verifikimit”.

Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së njoftuan në “X”:  “Mbrojtja dhe siguria e atdheut tonë dhe e popullit amerikan mbetet fokusi dhe misioni ynë i vetëm.”

Vendimi vjen pasi dy ushtarë të Gardës Kombëtare u plagosën rëndë nga të shtënat me armë pranë Shtëpisë së Bardhë.

Personi i dyshuar i armatosur ishte një shtetas afgan që hyri në SHBA në shtator 2021.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e quajti sulmin një “akt terrori”, duke shtuar se do të ndërmerrte hapa për të larguar të huajt “nga çdo vend që nuk i përket këtij vendi”.

Dhjetëra mijëra afganë hynë në SHBA nën mbrojtje të posaçme të imigracionit pas tërheqjes kaotike të SHBA-së nga vendi në vitin 2021 nën drejtimin e ish-Presidentit Joe Biden.

Burime të shumta të zbatimit të ligjit ia identifikuan më parë personin e dyshuar të armatosur partnerit amerikan të BBC-së, CBS, si Rahmanullah Lakanwal, një shtetas afgan 29-vjeçar i cili hyri në vend në kuadër të programit të quajtur Operacioni “Mirë se vini të gjithë aleatët”.

Në një deklaratë pas të shtënave, Trump tha se SHBA-të “tani duhet të rishqyrtojnë çdo të huaj që ka hyrë në vendin tonë nga Afganistani nën drejtimin e Bidenit”.

Urdhri i fundit vjen pas një ndalimi udhëtimi në SHBA të vendosur nga Trump për shtetasit e Afganistanit, dhe 11 vendeve të tjera, në fillim të këtij viti.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

alternime vranesirash dhe reshjesh parashikimi i motit per kete te enjte 692800c36102a
Lajmi i mëparshëm

Alternime vranësirash dhe reshjesh, parashikimi i motit për këtë të enjte

wom travel riviera shqiptare destinacioni unik ne evrope per pushime 692805f68b9c9
Lajmi i radhës

Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime

Të fundit nga

Igor Tudor po largohet nga Tottenhami!

Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur pritet të ndahen me marrëveshje të përbashkët pas humbjes ndaj Nottinghamit dhe një humbjeje personale të rëndë Trajneri i Tottenham Hotspur, Igor Tudor, dhe klubi anglez pritet
ShkoLartë