Sulmet kibernetike, 21 tentativa në 3 muaj – Cilët janë sektorët më të kërcënuar? Ai financiar, më pak i prekuri

May 13, 2025
1 minut lexim

Në tremujorin e parë të vitit, transporti ka qenë sektori me më tepër tentativa për sulme kibernetike. Sipas Autoritetit Kombëtar për Sigurisë Kibernetike (AKSK), gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 janë zbuluar gjithsej 21 tentativa për sulme kibernetike, të cilat janë identifikuar dhe raportuar nga strukturat përgjegjëse për sigurinë digjitale.

Tentativat kanë prekur kryesisht sektorin e transportit, me 9 raste konkretisht, të ndjekura nga sektori bankar me 6 tentativa. Në kategorinë “të tjerë” janë raportuar 4 raste, ndërsa sektori financiar ka qenë më pak i prekur, me 2 tentativa gjatë kësaj periudhe.

Numri i lartë i incidenteve në transport tregon se infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të këtij sektori janë objektiv i lartë për sulmet kibernetike. Në sektorin e transportit, incidentet shkaktohen nga tentativa për të ndërprerë shërbimin në sistemet kritike dhe të rëndësishme të informacionit. Këto përpjekje për ndërprerjet e shërbimeve në sistemet TIK, sinjalizojnë një nevojë kritike për përmirësimin e sigurisë së TI. Ky sektor kyç kërkon vëmendje të vazhdueshme për të parandaluar ndërhyrje të dëmshme. Sulmet kibernetike kundër sistemeve të transportit mund të dëmtojnë infrastrukturën rrugore, ajrore, detare duke shkaktuar ndërprerje të trafikut dhe ndikime të mëdha në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.

Nga ana tjetër, në sektorin bankar, aktorët keqdashës janë të interesuar për vjedhjen e informacioneve sensitive, mohim të shërbimeve, prishjen e imazhit dhe destabilitet ekonomik.

Ndërkohë, sektorët e tjerë si ai energjetik, shëndetësor, financiar, apo i furnizimit me ujë kanë pasur më pak tentativa.

Përgjithësisht, incidentet në sektorët e ndryshëm tregojnë një nevojë të shtuar për forcimin e sigurisë kibernetike në sistemet kritike apo të rëndësishme. Për të adresuar këtë sfidë, edhe në raportet e mëparshme vjetore, AKSK ka theksuar rëndësinë e investimeve në trajnimin e stafit, përmirësimin e infrastrukturave të sigurisë, dhe monitorimin proaktiv të rreziqeve kibernetike. Këto veprime janë kyçe për të ngritur nivelin e mbrojtjes kibernetike në sektorë të ndryshëm, duke garantuar një mjedis më të sigurt në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. /SCAN

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Dorëzimi mund të jetë një akt guximi

Story i radhës

Sejdiu: Qeveria është stabile, do të ketë zhvillime të reja

Të fundit nga

Shukri Buja, kandidat i PDK-së për Lipjan

Kryetari i degës së PDK-së në Lipjan, Hyzer Rizani, ka bërë të ditur se në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie, me propozimin e tij dhe votim unanim nga kryesia, Shukri Buja

Çairi t’i fik dritat!

1 Shkup, 5 qershor – Nëse dikush ende ka dilema mbi peshën politike të Çairit, le ta pyet Ali Ahmetin! Kriza e prodhuar artificialisht me bërllogun, senzacionalizmi me ndërtimet, komunikatat e koordinuara

Izet Mexhiti: O Ali Ahmeti, Çairi t’i fiki dritat!

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj festimeve të BDI-së në komunën e Çairit, duke e cilësuar organizimin si një përpjekje të dështuar për të maskuar krizën politike dhe zhgënjimin qytetar. Përmes
sqmken
ShkoLartë