sulmet jane te pabazuara sinjali burimor i arenave nuk eshte ne maqedoni 6a90621314fa2

Sulmet janë të pabazuara, sinjali burimor i “Arenave” nuk është në Maqedoni

August 27, 2026
1 minut lexim
ca17c966 256e 4292 b3dc 97da75b9218f

Reagim i AAVMU-së ndaj akuzave të MMA-së dhe MRT-së

Shërbimet programore në fjalë trajtohen si shërbime programore të huaja që ritransmetohen, dhe jo si shërbime televizive vendore që transmetojnë program në territorin e shtetit, thuhet në njoftimin e AAVMU-së.

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (AAVMU) përmes një komunikate thotë se “i hedh poshtë si të pasakta dhe të pabazuara pretendimet e MMA-së dhe MRT-së për trajtim të gabuar të shërbimeve programore Arena M1, Arena M2 dhe Arena M3 Premium si shërbime programore të huaja që ritransmetohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”

“Agjencia vepron ekskluzivisht në kuadër të kompetencave të saj ligjore, në përputhje me Ligjin për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuale. Veprimi i Agjencisë në këtë rast konkret bazohet në dokumentacionin përkatës të dorëzuar, si dhe në informacionet dhe të dhënat e marra nga institucionet kompetente në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nga subjektet përkatëse të huaja.”

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulm kibernetik ndaj 3 aeroporteve britanike ekspozohen te dhenat e 8 7 milione pasagjereve 6a905d521dbfe
Lajmi i mëparshëm

Sulm kibernetik ndaj 3 aeroporteve britanike, ekspozohen të dhënat e 8.7 milionë pasagjerëve

Të fundit nga

ShkoLartë