sulm me zjarrvenie ne nje sinagoge ne australi nuk raportohen te lenduar nga zjarri 6868f408af2b2

Sulm me zjarrvënie në një sinagogë në Australi, nuk raportohen të lënduar nga zjarri

July 5, 2025
1 minut lexim

Policia australiane tha të premten se po kërkonte një të dyshuar për një sulm zjarrvënieje në një sinagogë në Melburn, ndërsa rreth 20 persona ishin brenda ndërtesës.

Sipas transmetuesit shtetëror ABC, rreth orës 8 të mbrëmjes një burrë derdhi lëndë të ndezshëm në hyrjen e sinagogës hebraike në lindje të Melburnit, duke shkaktuar zjarr.

“Në kohën e sulmit kishte rreth 20 persona brenda sinagogës”, tha policia, duke shtuar se të pranishmit ikën nga ndërtesa përmes një daljeje emergjente.

Zjarrfikësit nxituan në vendngjarje dhe shuan zjarrin, i cili shkaktoi disa dëme, por nuk pati të lënduar.

Deklarata e policisë thekson se “nuk ka vend në shoqëri për sjellje antisemtiste ose të motivuara nga urrejtja”.

Ky është sulmi i dytë i tillë në një sinagogë në Melburn, pas atij dhjetorin e kaluar në periferi të Riponley.

Në vitet e fundit, ka pasur disa sulme antisemitiste në Australi, ku shtëpi, shkolla, sinagoga dhe automjete janë shënjestruar nga vandalët dhe zjarrvënësit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mercedes pretendon cla e re elektrike eshte nje sukses i madh 6868f391e94f6
Lajmi i mëparshëm

Mercedes pretendon: CLA e re elektrike është një sukses i madh

phone 3 eshte flagshipi i pare i vertete i nothing 6868f5ad4a881
Lajmi i radhës

Phone 3 është flagshipi i parë i vërtetë i Nothing

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë