mercedes pretendon cla e re elektrike eshte nje sukses i madh 6868f391e94f6

Mercedes pretendon: CLA e re elektrike është një sukses i madh

July 5, 2025
1 minut lexim

Ylli me tre brirë raporton me kënaqësi se kërkesa për limuzinën e tij elektrike CLA është e fortë, ndërsa shefi i prodhimit, Joerg Burzer, e përshkruan rritjen e porosive si një shenjë inkurajuese.

Kaq shumë sa që vetura kompakte luksoze do të hyjë më vonë këtë vit në programin e prodhimit me tri turne për të përmbushur numrin e lartë të porosive.

Mercedes pranon porosi që nga prilli në Gjermani, por disa blerës gjermanë mund të duhet të presin deri në vitin 2026 për dorëzimin, shkruajnë gazetat e biznesit Automobilwoche.

Afatet e gjata të dorëzimit zakonisht tregojnë për kërkesë të madhe, përveç nëse nuk ka pengesa në procesin e prodhimit, dhe aktualisht nuk ka të tilla.

Në fund të vitit pritet shtimi i versionit me motor benzine. Ai do të jetë një model hibrid i lehtë me motor benzine 1.5 litër me turbo dhe transmision automatik 8-shkallësh me dy çifte disqesh.

Versioni me motor me djegie të brendshme pritet të ulë ndjeshëm çmimin fillestar krahasuar me modelin bazë elektrik. Në Gjermani, konfigurimi më i lirë i automjetit elektrik fillon nga 55,858 euro për CLA 250+.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kadrijaj pas kercenimit me bombe eshte ne doren e policise te zbuloje rastin dhe kush e beri telefonaten 6868f2e09f504
Lajmi i mëparshëm

Kadrijaj pas kërcënimit me bombë: Është në dorën e policisë të zbulojë rastin dhe kush e bëri telefonatën

sulm me zjarrvenie ne nje sinagoge ne australi nuk raportohen te lenduar nga zjarri 6868f408af2b2
Lajmi i radhës

Sulm me zjarrvënie në një sinagogë në Australi, nuk raportohen të lënduar nga zjarri

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë