Një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë në një sulm me thikë në Sydney këtë mëngjes.
Shërbimet e emergjencës u thirrën në një periferi perëndimore të metropolit australian rreth orës 10:00 pasi një burrë goditi me thikë disa njerëz përpara se të largohej nga vendngjarja, sipas një njoftimi për shtyp nga policia shtetërore e Uellsit të Ri Jugor. Sulmi ndodhi në një lagje të mbushur me njerëz.
Mjekët e urgjencës i dhanë ndihmën mjeksore 3 persove me lëndime të rënda, por një burrë vdiq në vendngjarje, tha oficeri i lartë i policisë Simon Glaser.
Dy viktimat e tjera të sulmit, një 22-vjeçar dhe një grua 47-vjeçare, u dërguan në spital në gjendje kritike, shtoi ai.
Glaser tha se sulmuesi i dyshuar u arrestua pak kohë më vonë gjatë një bastisjeje në zonë. “Autori i dyshuar është i njohur për policinë për vepra të tjera penale dhe një histori të problemeve të shëndetit mendor”, tha Glasser, duke shtuar se ai ishte planifikuar të paraqitej në gjykatë më vonë gjatë ditës.
“Është ende shumë herët në hetim” dhe policia “nuk e di se cili ishte motivi”, por “duket të ketë qenë një sulm i rastësishëm”, tha oficeri.
Burimi: botasot.info


